By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Chrupalla: Do të kthejmë rreth 2.6 milionë njerëz nga Gjermania në vendet e tyre, sa qytetarë të Maqedonisë së Veriut do të përfshihen në dëbim?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Chrupalla: Do të kthejmë rreth 2.6 milionë njerëz nga Gjermania në vendet e tyre, sa qytetarë të Maqedonisë së Veriut do të përfshihen në dëbim?
MaqedoniTOP LAJM

Chrupalla: Do të kthejmë rreth 2.6 milionë njerëz nga Gjermania në vendet e tyre, sa qytetarë të Maqedonisë së Veriut do të përfshihen në dëbim?

admin
Last updated: 28/11/2026 14:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Berlin, 23 nëntor, Argument – Nënkryetari i partisë së djathtë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), Tino Chrupalla, ka kërkuar kthimin e deri në 2.6 milionë njerëzve nga Gjermania në vendet e tyre të origjinës.

Sipas propozimit të tij, vendin nuk duhet ta lënë vetëm shtetasit e huaj që kanë detyrim ligjor për t’u larguar dhe të huajt e dënuar për vepra penale, por edhe shtetasit sirianë, afganë dhe ukrainas, sapo të pushojnë së ekzistuari arsyet për të cilat u është dhënë mbrojtje ndërkombëtare.

Chrupalla e shpjegoi këtë kërkesë në një intervistë për podcastin „Unter Zwei“ të gazetës „Bild“, duke iu referuar ndryshimeve të mundshme politike dhe të sigurisë në vendet prej nga vijnë migrantët.

Sipas tij, nëse përfundon lufta në Ukrainë ose nëse kushtet e sigurisë në Siri dhe Afganistan përmirësohen në atë masë saqë nuk nevojitet më mbrojtja ndërkombëtare, qytetarët e këtyre vendeve duhet të kthehen në vendlindjet e tyre.

„Dhe këtu po flasim për 2.6 milionë njerëz“, deklaroi Chrupalla, duke shpjeguar përllogaritjen e tij.

Propozimi i tij bie ndesh me qëndrimin e kolegut të tij partiak, Maximilian Krah, i cili më herët kishte paralajmëruar kundër pritshmërive të tepruara sa i përket deportimeve. Sipas Krah, kthimi i 200 mijë personave do të përbënte operacionin më të madh të këtij lloji në historinë evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore.

Deklaratat e Chrupalla-s janë kritikuar edhe nga eksperti i migracionit Daniel Thym, profesor në Universitetin e Konstancës, i cili i konsideron ato të pasakta.

Sipas Thym, lideri i AfD-së krijon përshtypjen se miliona ukrainas, sirianë dhe afganë mund të deportohen masivisht nga Gjermania brenda një periudhe të shkurtër. Megjithatë, kjo nuk është e mundur nga pikëpamja ligjore.

Ai shpjegon se statusi i mbrojtjes ndërkombëtare duhet të shqyrtohet veçmas për secilin person.

Edhe pse rrethanat mbi bazën e të cilave dikujt i është dhënë mbrojtja mund të ndryshojnë, duke vënë në pikëpyetje vazhdimin e vlefshmërisë së saj, kjo nuk do të thotë se mbrojtja mund t’u hiqet automatikisht të gjithë shtetasve të një vendi të caktuar.

Për këtë arsye, Thym vlerëson se shifra prej 2.6 milionë personash e përmendur nga Chrupalla është dukshëm e ekzagjeruar.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga gazeta „Bild“, rreth 259 mijë persona në Gjermani, në mesin e vitit 2026, ishin të detyruar të largoheshin nga vendi. Bëhet fjalë për persona, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar, të cilët nuk kanë më të drejtë qëndrimi në Gjermani dhe kanë detyrim ligjor të largohen nga territori i saj.

Megjithatë, plot 77 për qind e tyre kishin statusin e pezullimit të përkohshëm të deportimit (*Duldung*), që do të thotë se largimi i tyre i detyruar nga vendi nuk lejohet për momentin.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Nëse Macura ka punuar me kapital rus, pse qeveria e LSDM-së dhe BDI-së hyri në marrëdhënie biznesi me atë bankë?
Next Article Pasholli: VLEN dje festoi për shqipen, ndërsa sot Bekim Sali foli maqedonisht në Kuvend

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?