By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Cilat janë projektet tjera të anuluara nga Apple përveç prodhimit të veturës elektrike?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Cilat janë projektet tjera të anuluara nga Apple përveç prodhimit të veturës elektrike?
Teknologji

Cilat janë projektet tjera të anuluara nga Apple përveç prodhimit të veturës elektrike?

admin
Last updated: 04/03/2024 15:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Apple së fundmi ka hequr dorë nga planet për të hyrë në industrinë automobilistike me “veturën e saj misterioze elektrike”.

Bëhet e ditur se në vend të kësaj, kompania ka zhvendosur fokusin në botën e popullarizuar të Inteligjencës Artificiale (Al) gjeneruese.

Projekti Titan për prodhimin e veturës thuhet se mund të kishte ofruar konkurrencë të fortë për Tesla-n dhe të tjerët, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por, ky nuk është i vetmi projekt që ka dështuar, pasi ka pasur edhe përpjekje tjera që nuk kanë arritur “ta shohin dritën”.

Air Power

Karikuesi me valë të cilin Apple e prezantoi për herë të parë në vitin 2017, pritej të përdorte standardin Qi për të karikuar deri në tre pajisje në të njëjtën kohë. Megjithatë, kompania e anuloi prodhimin e tij në vitin 2019. Air Power u zëvendësua me karikuesin e palosshëm MagSafe Duo i cili mbështet ngarkimin e njëkohshëm të vetëm dy pajisjeve.

Televizioni

Televizioni i Apple për dallim nga Apple TV është një projekt tjetër i përfolur prej kohësh i cili nuk u realizua. Prodhimi i një televizori nga gjiganti teknologjik u parashikua nga analistë dhe investitorë të shumtë. Por, ashtu si projekti Titan, edhe televizori nuk hyri në prodhim.

Vademecum

Apple ka prezantuar prototipin e një tableti më shumë se një dekadë e gjysmë përpara se të prezantonte iPad-in e parë. Imazhet e projektit janë shfaqur në vitin 1994 në internet. Megjithatë, kompania e anuloi projektin pasi aso kohe nuk kishte “treg për tabletë”.

MessagesSlate

Vademecum nuk ishte përpjekja e vetme e Apple që dështoi për prodhimin e një tableti. Përafërsisht në të njëjtën kohë kompania po punonte edhe në një projekt të quajtur MessageSlate. Apple hoqi dorë nga ai projekt, dhe e zëvendësoi atë me MessagePad, një version më i vogël.

W.A.L.T.

Shumë përpara prodhimit të iPhone, Apple testoi një telefon “Mac” të koduar me emrin W.A.L.T i cili përmbante një ekran me prekje dhe veçori të ndryshme si ID. Sidoqoftë, kompania e anuloi prodhimin e tij dhe nuk diskutoi kurrë publikisht rreth këtij produkti.

PenLite

Gjatë vitit 1992, Apple ka punuar edhe rreth zhvillimit të një tableti tjetër të quajtur PenLite. Ky tablet mbështetej nga sistemi 7.1 si versioni i parë i sistemit operativ Macintosh nga Apple. Kompania përfundimisht e anuloi prodhimin e tij më vonë. 

You Might Also Like

Apple Watch i ri sjell ndryshime të mëdha

Eklipsi i 12 gushtit, paralajmërimi i mjekëve: Syzet e diellit nuk mjaftojnë për ta parë

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse

Meta gjobitet me 567 milionë dollarë të tjera për rreziqet ndaj fëmijëve në rrjetet sociale

Rikthehet legjenda e muzikës digjitale Winamp

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Fakulteti i Inxhinierisë bëhet me Qendër të Inovacionit, vlerësohet si nyje e kreativitetit
Next Article Xhaka nuk dëshiron t’i ndodhë te Leverkuseni ajo që përjetoi te Arsenali: Nuk mund ta shpjegoj me fjalë atë që përjetova vitin e kaluar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?