By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Bota

Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve

admin
Last updated: 24/11/2024 21:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolacu, po prin me 25 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, sipas sondazheve publike.

Megjithatë, Ciolacu, aktualisht kryeministër i shtetit, duket se do të vazhdojë garën në rundin e dytë, dhe ka mundësi që kundërkandidate të ketë Elena Lasconin, nga Unioni për Ruajtjen e Rumanisë, parti e qendrës së djathtë.

Pas mbylljes së vendvotimeve, kompanitë e sondazheve e kanë renditur Ciolacun të parin me 25 për qind të votave, ndërsa Lasconin në vendin e dytë me 18 për qind.

Kandidati i pavarur Caiin Georgescu dhe George Simion, lider I të djathtës ekstreme, duket se kanë fituar 14-16 për qind të votave.

Në garën për president të shtetit kanë qenë 13 kandidatë.

Nëse asnjëri kandidat nuk fiton mbi 50 për qind të votave, rundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 8 dhjetor, mes dy kandidatëve të parë.

Rumania do t’i mbajë edhe zgjedhjet parlamentare më 8 dhjetor.

Ciolacu ka qenë vazhdimisht në krye të garës, edhe në sondazhet paraprake, për të zëvendësuar presidentin aktual të qendrës së djathtë, Klaus Iohannis, i cili përfundon mandatin e dytë dhe një dekadë në pushtet.

Zyrtarët zgjedhorë kanë thënë se dalja në zgjedhje ka qenë 52.4 për qind, që do të thotë se rreth 9 milionë shtetas rumunë kanë votuar.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Radhë të gjata janë raportuar nëpër qendrat e votimit në kryeqytetin rumun, Bukuresht, pak para mbylljes së vendvotimeve.

Lasconi ka qenë kandidatja e vetme për pozitën e presidentit që ka dalë kundër idesë që Ukraina t’i japë tokë Rusisë kur të diskutohet për paqe, me arsyetimin se një hap i tillë vetëm do të fuqizojë presidentin rus, Vladimir Putin.

“Nëse Ukraina dorëzon territor, Putin nuk do të ndalet”, ka thënë ajo.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ne duhet t’i ndihmojmë Ukrainës që të fitojë këtë luftë”. Ciolacu njihet si pro-evropian.

“Ne do të mbështesim thellimin e integrimit evropian për të mirën e njerëzve dhe do të kemi rol më aktiv në procesin e vendimmarrjes në nivel evropian”, ka thënë ai.

Rumania është aleate e rëndësishme për Ukrainën fqinje, pasi përveç ofrimit të ndihmës ushtarake, ajo ka luajtur rol kyç në transportimin e grurit ukrainas në tregjet globale.

Meritat më të mëdha për qasjen kaq pro-ukrainase të Bukureshtit, i shkojnë presidentit aktual, Iohannis.

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Të vritesh në sy të policëve, si u ekzekutua djali i ish-gjyqtarit
Next Article Makina të braktisura dhe kaos trafiku – Rrezik për jetën dhe sigurinë rrugore në Llapkidoll të Kërçovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?