By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çitaku pret në takim ambasadorin Malaj: Mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve është mision i përbashkët i të gjithë shqiptarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Çitaku pret në takim ambasadorin Malaj: Mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve është mision i përbashkët i të gjithë shqiptarëve
Kosovë

Çitaku pret në takim ambasadorin Malaj: Mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve është mision i përbashkët i të gjithë shqiptarëve

admin
Last updated: 18/11/2026 11:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 18 nëntor, argument.mk/ – Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, së bashku me sekretarin për politika programore të PDK-së, Bajrush Xhemajli, priti në takim përshëndetës ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Çitaku e falënderoi ambasadorin Malaj për bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Ajo vlerësoi punën e ambasadorit Malaj gjatë mandatit në Kosovë dhe i uroi suksese në misionin e ri si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Ambasadori Malaj shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me PDK-në dhe vlerësoi rolin e saj historik për Kosovën dhe shqiptarët. Ai i uroi Çitakut punë të mbarë dhe suksese në përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së.

Çitaku dhe Malaj diskutuan për të ardhmen e përbashkët euroatlantike, duke vlerësuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe duke nënvizuar nevojën që edhe Kosova të shënojë hapa konkretë drejt realizimit të këtij vizioni shtetëror.

Gjatë takimit u shpreh solidaritet me çlirimtarët në Hagë dhe u theksua rëndësia e një procesi të drejtë e të paanshëm. Në takim u nënvizua se mbrojtja e së vërtetës për luftën e UÇK-së, e historisë dhe e së ardhmes së Kosovës është mision i përbashkët i të gjithë shqiptarëve.

Çitaku riafirmoi se PDK-ja do të jetë pranë çlirimtarëve në çdo hap të procesit të apelit dhe shprehu besimin se kjo fazë do të çojë në rrëzimin e aktgjykimit të shkallës së parë dhe në lirimin e plotë të tyre.

You Might Also Like

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

Fëllanza Podrimja emërohet zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Kurti: Mbi 80% e aktiviteteve për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë përmbushur

Sveçla: Aplikimi për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online përmes e-Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtetasi turk dyshohet se kërcënoi me thikë bashkëshorten dhe fëmijën në Shkup
Next Article Shteti nxjerr në shitje 51 banesa në Ohër me çmime më të ulëta se ato në tregun privat
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?