Shkup, 18 nëntor, argument.mk/ – Një shtetas turk 43-vjeçar, me qëndrim në Shkup, u arrestua në zonën e Bit Pazarit, pasi bashkëshortja e tij e raportoi se kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe djalit të tyre të mitur, si dhe i kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
“ Më 16.11.2026, në orën 18:40, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, zyrtarë policorë të SPB-së Shkup e privuan nga liria I.T. (43) nga Turqia, me qëndrim në Shkup. Policia veproi pas një denoncimi paraprak se në shtëpi ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 50-vjeçare nga Shkupi dhe djalin e tyre të mitur, si dhe i kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

