By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çka e pyeti Naim Murseli vëllain e Liridona Ademajt, ç’përgjigje mori?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çka e pyeti Naim Murseli vëllain e Liridona Ademajt, ç’përgjigje mori?
Maqedoni

Çka e pyeti Naim Murseli vëllain e Liridona Ademajt, ç’përgjigje mori?

admin
Last updated: 14/07/2025 11:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në seancën e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur të hënën ndaj Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt, ai vetë mori fjalën për të drejtuar pyetje ndaj dëshmitarit Leonard Ademaj, vëllait të viktimës, raporton Ekonomia Online.

Murseli pyeti nëse motra e tij ndonjëherë ishte ankuar për raportin mes tyre.

“E kam një pyetje: për 12 vjet martesë, a ju është ankuar ndonjëherë motra për mua apo për raportin tonë?”, pyeti Murseli.

Leonard Ademaj u përgjigj: “Jo, nuk është ankuar, përveç që para disa muajsh para se të ndodhte ngjarja. E kishte prekur shumë një aferë e Naimit me një të afërm të vet, por që ajo vetë e kishte zgjidhur këtë punë me të dhe ne nuk i kemi kundërshtuar veprimet e saj”.
Murseli e vazhdoi me pyetje lidhur me qëndrimin në morg ditën pas vrasjes: Ju thatë më herët se unë paskam qenë në morg me Kushtrimin. Në sa ora ka qenë kjo vizitë, që për mua është e panjohur?”.

Ademaj u përgjigj: “Orën nuk e di, veçse këtë e thotë edhe punonjësi aty që në mëngjes kanë ardhur Kushtrimi dhe Naimi”.

Në vijim, Murseli pyeti për një udhëtim të përbashkët në Budva: “Dy javë para ngjarjes, a kemi shkuar së bashku për në Budva për të festuar ditëlindjen dhe a vërejtët diçka ndryshe gjatë atij udhëtimi”.

Leonard Ademaj tha shkurt: “Po, me ftesën e Liridonës”.

Në fund të pyetjeve, Naim Murseli iu referua dy motiveve të përmendura në aktakuzë dhe e pyeti Ademajn se cilin e beson si më të mundshëm.
“Në aktakuzë prokurorja përmend dy motive: njëra që ka të bëjë me financa dhe kinse me sigurim jetësor – që nuk dihet asgjë për atë sigurim jetësor se si janë kushtet. Motivi tjetër që thuhet është kinse Liridona më ka tradhtuar. Cilin motiv e beson Leonard Ademaj?”, pyeti Murseli.

Ademaj u përgjigj: “Motivin kinse Liridona të ka tradhtuar e ke thënë ti vetë, nuk e ka thënë ajo. Për sigurimin, ti e di më mirë, se ia ke bërë asaj, jo vetes. Po ashtu e di mirë kur i ke thënë babit në shtëpi që ‘ja kam bë një sigurim Liridonës se nëse e gjen diçka, përfitojmë shumë dhe fëmijët sigurohen’. Përveç versionit të tradhtisë, të dy versioneve të tjera u besoj plotësisht”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpallet konkurs për dy pozita të reja të zëvendësguvernatorëve në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut
Next Article AAK sot zyrtarizon kandidaturat për kryetarë komunash

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?