By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çmimet e banesave në Shkup janë të palogjikshme, metri katror ka kaluar 2 mijë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çmimet e banesave në Shkup janë të palogjikshme, metri katror ka kaluar 2 mijë euro
Maqedoni

Çmimet e banesave në Shkup janë të palogjikshme, metri katror ka kaluar 2 mijë euro

admin
Last updated: 28/11/2026 14:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, vlerëson se çmimet e banesave në kryeqytetin e Maqedonisë janë tepër të larta dhe se shtrenjtimi i pronave të paluajtshme nuk është plotësisht i arsyeshëm.

Në një intervistë në emisionin “Klik Plus” në TV21, Gjorgjievski tha se edhe vetë e ka ndjerë rritjen e madhe të çmimeve në tregun e patundshmërive.

Ai përmendi si shembull banesën që kishte blerë në Kisella Vodë, ku në atë kohë një metër katror kushtonte afër 1.000 euro, ndërsa sot çmimi ka kaluar 2.000 euro.

“Çmimet, të jem i sinqertë, personalisht më duken të palogjikshme në qytetin e Shkupit. Kur bleva banesë në Kisella Vodë, metri katror ishte afër 1.000 euro, ndërsa tani është mbi 2.000 euro”, deklaroi Gjorgjievski.

Ai tha se i kupton arsyet që kanë ndikuar në rritjen e kostove në sektorin e ndërtimtarisë, përfshirë çmimet e materialeve ndërtimore, karburantit dhe fuqisë punëtore, megjithatë vlerëson se çmimet aktuale të banesave janë tepër të larta.

Sipas tij, një shtrenjtim i mëtejmë do të ishte vështirë i pranueshëm, veçanërisht në kohën kur shteti po përpiqet t’i mbështesë çiftet e reja që synojnë të sigurojnë një kulm mbi kokë dhe të krijojnë familje.

Kryetari i Shkupit shprehu pritjen që kompanitë ndërtimore të mos ndërmarrin hapa që do ta neutralizonin efektin e masave shtetërore për mbështetjen e çifteve të reja.

Ai theksoi se përveç mbështetjes së institucioneve, nevojitet edhe përgjegjësi nga sektori i ndërtimtarisë.

“Duhet që shteti të ofrojë ndihmë, por edhe kompanitë ndërtimore. Çdo fillim është i vështirë”, u shpreh Gjorgjievski.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe
Next Article Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës dhe disa zona në fshatrat e komunës së Tearcës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?