By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çmimi i drurit për ngrohje çdo vit shënon rritje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çmimi i drurit për ngrohje çdo vit shënon rritje
MaqedoniTOP LAJM

Çmimi i drurit për ngrohje çdo vit shënon rritje

admin
Last updated: 05/10/2025 14:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 tetor – Çmimi i druve për ngrohje këtë vit ka arritur deri në 4.800 denarë për metër kub me transport të përfshirë, që paraqet rritje krahasuar me çmimin e vitit të kaluar, kur drutë shiteshin nga 4.000 deri në 4.500 denarë. Pronaret e depove thonë se kërkesa vazhdimisht rritet, sidomos në prag të sezonit të ngrohjes. Përveç kësaj, ata përballen edhe me mungesë të fuqisë punëtore, pasi, siç thonë, rrallëkush dëshiron ta bëjë këtë punë të rëndë fizike. Naim Alija, pronar i një depoje, për Alsat thotë se kjo është një nga sezonet më të vështira, pasi rezervat vendore janë të kufizuara, ndërsa shpenzimet për transport dhe import kontribuojnë në rritjen e çmimit.

„Këtë vit nuk kemi ah, zakonisht kemi më shumë dushk. Çdo vit kemi pasur, por këtë vit po sjellim nga jashtë, nga Serbia. Sipas analizave tona, çdo vit na rritet kërkesa – edhe ata që kanë kondicionerë, pasi e kanë provuar, përsëri po kthehen tek drutë, sepse ngrohja me dru është më e shëndetshme dhe më efikase“, tha Naim Alija – pronar i depos së druve .

Ndërsa një pjesë e qytetarëve thonë se ende ngrohen me dru, shumë të tjerë po heqin dorë nga drutë dhe po kalojnë te kondicionerët dhe peletet, pasi, siç thonë ata, ngrohja është më ekonomike.

Anketë me qytetar

“Druri për ngrohje është shtrenjtë, duhen 4 – 5 metra kub. Kështu e kalojmë ditën.”

“Për momentin, më ekonomike është të ngrohesh me kondicioner.”

“Me peletë.”

Për një sezon, një familje harxhon rreth gjashtë metra kub dru.

Më shumë se gjysma e amvisërive në vend ngrohen me dru, tregojnë të dhënat nga regjistrimi i fundit. Prej rreth 600 mijë amvisërive, madje 312 mijë përdorin dru për ngrohje, prej të cilave pothuajse 150 mijë janë në mjedise urbane.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Drutë mbeten burimi më i përdorur i ngrohjes – veçanërisht në mjediset urbane dhe në Shkup, ku rreth 55.000 amvisëri ende ngrohen me dru. Ndërkohë ngrohja qendrore është në dispozicion vetëm për një pjesë të popullsisë. Përkatësisht 21 për qind apo rreth 125.700 amvisëri, janë të kyçura në sistemet e ngrohjes me radiatorë./Alsat.mk

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article BDI: “VLEN” nuk është tjetër veçse dega e VMRO-DPMNE-së”
Next Article Edhe përkundër gjobave të vazhdueshme, vozitësit e pakujdesshëm vazhdojnë të bllokojnë rrugët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?