By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Costa: 24 vende të BE-së mbështesin kredinë shtesë për Ukrainën, vendimi në dhjetor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Costa: 24 vende të BE-së mbështesin kredinë shtesë për Ukrainën, vendimi në dhjetor
Bota

Costa: 24 vende të BE-së mbështesin kredinë shtesë për Ukrainën, vendimi në dhjetor

admin
Last updated: 28/11/2026 15:11
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 27 nëntor, Argument – Njëzet e katër nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, mbështesin propozimin e Komisionit Evropian për një kredi shtesë prej 45 miliardë eurosh në ndihmë të Ukrainës për vitin 2027.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, në përfundim të samitit të jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së në Bruksel, ku financimi i Ukrainës ishte një nga çështjet kryesore të diskutimit.

“Diskutuam gjithashtu propozimin e Komisionit për kredinë shtesë në favor të Ukrainës. Njëzet e katër shtete anëtare e mbështetën propozimin. Një prej tyre, Bullgaria, do të marrë pjesë vetëm në komponentin joushtarak, duke u përqendruar te rajonet ku është e pranishme pakica e saj kombëtare. Do t’i rikthehemi kësaj çështjeje në dhjetor”, deklaroi Costa.

Megjithatë, mbështetja e 24 vendeve nuk mjaftoi për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, pasi Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia nuk e mbështesin nismën.

Për këtë arsye, çështja do të rikthehet në diskutimet e samitit të ardhshëm të liderëve evropianë, në dhjetor.

Propozimi i Komisionit Evropian, i paraqitur më 18 nëntor, parashikon një financim shtesë deri në 45 miliardë euro për Ukrainën gjatë vitit 2027.

Kjo shumë synon të mbulojë një pjesë të nevojave financiare të vendit, të cilat për vitin e ardhshëm vlerësohen në rreth 70 miliardë euro.

Sipas ndarjes paraprake të propozuar nga Komisioni Evropian, 25 miliardë euro do të përdoren për të mbështetur kapacitetet e industrisë ukrainase të mbrojtjes, ndërsa 20 miliardë euro do të shërbejnë për nevojat e tjera financiare dhe buxhetore të vendit.

Nga kjo shumë e fundit, 10 miliardë euro parashikohen për asistencë makrofinanciare dhe 10 miliardë euro përmes instrumentit të BE-së për Ukrainën (Ukraine Facility).

Financimi i propozuar do të sigurohet përmes huamarrjes së Komisionit Evropian në tregjet financiare, në emër të Bashkimit Evropian, me garanci nga buxheti i përbashkët i Unionit.

Një nga çështjet që pengon arritjen e kompromisit, është pjesëmarrja e të gjitha vendeve anëtare në financimin e kësaj kredie.

Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia kundërshtojnë përfshirjen e tyre në mekanizëm dhe kërkojnë mundësinë për të mos marrë përsipër detyrimet financiare që lidhen me të.

Ndërkohë, Bullgaria ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar vetëm në komponentin civil dhe joushtarak, duke kërkuar që mbështetja të përqendrohet veçanërisht, në rajonet ukrainase ku jeton komuniteti bullgar.

Komisioni Evropian parashikon gjithashtu që përdorimi i fondeve të kushtëzohet nga respektimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, transparenca dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare.

Kredia e re prej 45 miliardë eurosh, duhet të dallohet nga financimi tjetër prej 90 miliardë eurosh, të miratuar më herët për Ukrainën për periudhën 2026-2027.

Nga ky instrument ekzistues, 45 miliardë euro janë parashikuar për nevojat e vitit 2027.

Nëse miratohet edhe propozimi i ri, mbështetja e mundshme financiare evropiane për Ukrainën për vitin 2027, mund të arrijë deri në 90 miliardë euro.

Për miratimin e paketës së re nevojiten procedura të mëtejshme ligjore në Këshillin e BE-së dhe Parlamentin Evropian, përfshirë ndryshimet përkatëse në kuadrin financiar të Unionit.

Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbështetur nismën, duke theksuar rëndësinë e sigurimit të financimit të parashikueshëm për Ukrainën, në mënyrë që vendi të vijojë përballimin e luftës dhe të ketë mundësi të negociojë nga një pozicion më i fortë.

Çështja pritet të rikthehet në tryezën e liderëve të BE-së në dhjetor, ndërsa negociatat do të përqendrohen në gjetjen e një formule, që mundëson miratimin e financimit dhe zgjidhjen e kundërshtive mes vendeve anëtare.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump: Fitorja ndaj Iranit është pranë, SHBA-ja po i jep Teheranit mundësi për marrëveshje
Next Article Sulm kibernetik ndaj AFP: Platforma AFP Forum në pezulë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?