By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Costa: Partneriteti BE-BM, investim strategjik për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Costa: Partneriteti BE-BM, investim strategjik për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës
Bota

Costa: Partneriteti BE-BM, investim strategjik për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës

admin
Last updated: 28/11/2026 13:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 20 nëntor, Argument – Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, e cilësoi partneritetin mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, si një investim strategjik për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës, duke theksuar se bashkëpunimi mes tyre është thelbësor për përballimin e sfidave të përbashkëta, sipas europa.eu.

Në konferencën për shtyp pas samitit të dytë BE-BM, të zhvilluar sot në Bruksel, Costa nënvizoi se siguria dhe zhvillimi ekonomik janë të lidhura ngushtë dhe se Evropa ka nevojë për një partneritet më të fortë me Londrën, veçanërisht në kushtet e një situate ndërkombëtare gjithnjë e më sfiduese.

“Një partneritet i fortë mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, është një investim strategjik për sigurinë e Evropës. Por është gjithashtu një investim në prosperitetin tonë të përbashkët, në inovacion, konkurrueshmëri dhe qëndrueshmëri. Nuk mund të ketë mbrojtje të fortë pa një ekonomi më të fuqishme”, deklaroi Costa.

Ai theksoi se të dyja palët duhet të vijojnë përpjekjet e përbashkëta për të rritur konkurrueshmërinë e kompanive, për të krijuar vende pune cilësore dhe për të garantuar përballueshmërinë e kostos së jetesës për qytetarët.

Sipas tij, bashkëpunimi mes BE-së dhe BM-së, ka dhënë tashmë rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset, ndërsa samiti i zhvilluar në Bruksel shënon një hap tjetër drejt thellimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Një nga temat kryesore të diskutimeve ishte siguria dhe mbrojtja e Evropës, në një kohë kur lufta e Rusisë kundër Ukrainës, vazhdon të përbëjë një kërcënim të rëndësishëm për stabilitetin e kontinentit.

Costa vlerësoi rolin e Britanisë së Madhe në Koalicionin e Vullnetshmëve dhe theksoi se BE-ja dhe Londra do të vijojnë të mbështesin Ukrainën politikisht, financiarisht dhe ushtarakisht, deri në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Ai kujtoi se siguria dhe mbrojtja e Evropës ishin pikënisja e procesit të rivendosjes së marrëdhënieve mes dy palëve, pas largimit të BM-së nga Bashkimi Evropian në vitin 2020, përmes Brexit-it.

Në përfundim të samitit, palët miratuan një deklaratë të përbashkët, duke rikonfirmuar angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dhe për bashkëpunimin në përballimin e sfidave gjeopolitike dhe ekonomike.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Saveski dhe Toshkovski ranë dakord për masa konkrete për veprim urgjent në rastet e dhunës në familje
Next Article Dua Lipa publikon këngën për GTA 6, videolojën që gjeneroi 2.3 miliardë dollarë që në ditën e parë të lansimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?