By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Cristiano Ronaldo i etur: Lë të hapur mundësinë që të luajë në “Euro 2028”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Cristiano Ronaldo i etur: Lë të hapur mundësinë që të luajë në “Euro 2028”
Sport

Cristiano Ronaldo i etur: Lë të hapur mundësinë që të luajë në “Euro 2028”

admin
Last updated: 07/07/2026 12:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 ishte e fundit në karrierën e tij, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që të vazhdojë të luajë për Portugalinë.

Sulmuesi portugez reagoi pas eliminimit të Portugalisë nga Spanja në fazën e 1/8 së finales, ku goli i shënuar në minutat shtesë i dha kualifikimin rivalëve.

Ronaldo pranoi se është i zhgënjyer me mënyrën se si përfundoi rrugëtimi i tij në Kupën e Botës, por theksoi se largohet me ndërgjegje të pastër.

“Jam i trishtuar që u eliminuam nga Kupa e Botës në këtë mënyrë”.

“Por dhashë gjithçka. Dhurova më të mirën time dhe largohem me ndërgjegje të pastër”.

“Ky është futbolli, kjo është jeta e një futbollisti. Ndonjëherë fiton, ndonjëherë humbet dhe duhet të vazhdosh përpara”.

“E vërteta është se ky ishte Botërori im i fundit, po. Por tani do të kem kohë të mendoj, të jem me familjen time dhe të mos marr vendime me kokë të nxehtë. Jeta vazhdon”, deklaroi Ronaldo.

Megjithatë, 41-vjeçari nuk e mbylli derën për një vazhdim me Portugalinë, duke lënë të kuptohet se mund të synojë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2028.

Ai kujtoi edhe triumfin historik në Euro 2016, të cilin e konsideron arritjen më të madhe me fanellën e Portugalisë.

“Si ndihem sot? Njësoj. Me ndërgjegje të pastër. Dhurova më të mirën time. Kam fituar tre trofe me Portugalinë”.

“Para Cristianos, Portugalia nuk kishte fituar asnjë trofe. Prandaj jam i lumtur”.

“E vërteta është se trofeu më i madh që kam fituar me kombëtaren ishte ai i vitit 2016, i cili për mua ka të njëjtën vlerë si një Kupë Bote”.

“Prandaj e përsëris, largohem me ndërgjegje të pastër. Dhashë gjithçka dhe kaq. Nesër është një ditë e re dhe jeta vazhdon”, përfundoi ai.

Përndryshe, Ronaldo është vetëm 24 gola larg që të bëhet lojtari i parë që shënon 1 mijë gola në karrierë.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: BDI e pengoi 20 vite ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë për interesa korruptive
Next Article VMRO‑DPMNE: LSDM, Levica dhe BDI le të dakordohen çfarë duan, ne jemi të gatshëm për bisedime
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?