By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI e pengoi 20 vite ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë për interesa korruptive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI e pengoi 20 vite ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë për interesa korruptive
Maqedoni

VLEN: BDI e pengoi 20 vite ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë për interesa korruptive

admin
Last updated: 07/07/2026 12:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 korrik, Zhurnal.mk – Patia VLEN në kumtesën e sotme kanë theksuar rëndësinë e nënshkrimit të kontratës për vazhdimin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë.

Kumtesa e plotë:
Sot u nënshkrua kontrata për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë, një investim prej mbi 200 milionë eurosh që më në fund e kthen në realitet një nga projektet më të rëndësishme strategjike për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Kosovën.
Ajo që për dy dekada mbeti vetëm premtim nga BDI-ja, sot po bëhet realitet me VLEN-in në Qeveri.

Por, ndërsa makineritë përgatiten të hyjnë në terren, një pyetje mbetet e pashmangshme: Pse BDI e mbajti peng këtë projekt për 20 vjet?

Edhe më shqetësuese janë akuzat e bëra publikisht sot në Kuvend, sipas të cilave persona të afërt me BDI-në, përfshirë Artan Grubin, kanë blerë prona përgjatë trasesë së autostradës me qëllim që më pas të përfitonin nga shpronësimi me para të qytetarëve.
BDI urgjentisht duhet t’u japë përgjigje të qarta qytetarëve:
A kanë blerë Artan Grubi dhe persona të afërt me BDI parcela në trasenë e autostradës?
A ishte zvarritja shumëvjeçare e këtij projekti pjesë e një skeme për përfitime private?
Kush janë personat që dyshohet se përfituan nga informacionet dhe ndikimi politik?
Kush mban përgjegjësi që, për shkak të vonesave, kostoja e projektit u rrit me rreth 100 milionë euro?
Qytetarët meritojnë të dinë nëse vonesat ishin rezultat i paaftësisë apo i një skeme kriminale për pasurim në kurriz të interesit publik.
Prandaj, i bëjmë thirrje Prokurorisë që, pa asnjë vonesë, të hetojë të gjitha pretendimet e bëra publikisht për të disatën herë në Kuvend, për të zbardhur të vërtetën dhe për të garantuar përgjegjësi për secilin që ka keqpërdorur këtë projekt historik për lidhjen me autostradë të Maqedonisë së Veriut me Kosovën.
Koha kur projektet strategjike mbaheshin peng për interesa personale ka marrë fund. Tani është koha e punës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

You Might Also Like

Reklamimi zgjedhor para Gjykatës Kushtetuese: Nesër shqyrtohen iniciativat e “Levices” dhe “Demokratëve”

Fondi apelon: Denonconi barnatoret që refuzojnë ilaçet me recetë

Ministri Misajllovski në Samitin e NATO‑s në Ankara

BDI: Përfaqësimi në Samitin e NATO‑s pa shqiptarë nuk është përfaqësim i shtetit

Stojanoski: Do të pranojmë gjithçka që do të kërkojnë partitë opozitare, vetëm diaspora të mund të votojë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Murati vlerëson raportin e FMN-së: Kosova ndër ekonomitë me zhvillimin më të shpejtë në Evropë
Next Article Cristiano Ronaldo i etur: Lë të hapur mundësinë që të luajë në “Euro 2028”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Reklamimi zgjedhor para Gjykatës Kushtetuese: Nesër shqyrtohen iniciativat e “Levices” dhe “Demokratëve”
Maqedoni
Fondi apelon: Denonconi barnatoret që refuzojnë ilaçet me recetë
Maqedoni
Ministri Misajllovski në Samitin e NATO‑s në Ankara
Maqedoni
BDI: Përfaqësimi në Samitin e NATO‑s pa shqiptarë nuk është përfaqësim i shtetit
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?