By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Çrrënjosja e korrupsionit”, Qeveria: Mosbesimi i qytetarëve çon në formimin e një trupi të posaçëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Çrrënjosja e korrupsionit”, Qeveria: Mosbesimi i qytetarëve çon në formimin e një trupi të posaçëm
Maqedoni

“Çrrënjosja e korrupsionit”, Qeveria: Mosbesimi i qytetarëve çon në formimin e një trupi të posaçëm

admin
Last updated: 28/08/2024 18:14
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 gusht – Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqarohet në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit Hristijan Mickoski se do të formojë trup të veçantë dhe linjë në të cilën qytetarët do të mund ta paraqesin korrupsionin apo sjelljet devijuese nëpër institucione, me qëllim që, siç tha ai, të ndryshojë perceptimi i qytetarëve se jetojnë në një shtet kriminal. Nga Qeveria për Alsat theksojnë se arsyeja e formimit të këtij trupi është, mungesa e besimit në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit, Prokurori dhe Polici.

“Ky ekip dhe linja e hapur janë vetëm edhe një vegël për luftë kundër ryshfetit dhe korrupsionit, lehtësues dhe afër qytetarëve. I numëroni, Antikorrupsionin, Prokurorinë, Policinë, por duke e ditur besueshmërinë dhe mosbesimin në sistem, vlerësojmë se një linjë dhe ekip i tillë janë në dobi madje edhe për vetë institucionet e numëruara, deri te cilat në mënyrë përkatëse do të dërgohen paraqitjet”, thonë nga Qeveria.

Ende nuk dihet se kush do të jetë pjesë e këtij ekipi dhe çfarë kompetenca ligjore do të ketë. Në ndërkohë, ekspertët për Alsat, theksuan se një ekip i tillë është i panevojshëm në rrethana kur, veç tjerash në fuqi është Ligji për Mbrojtjen e Denoncuesve i cili përcakton procedurën e paraqitjes së sjelljeve të paligjshme nëpër institucione dhe mbron denoncuesit.

“E them me kompetencë, se ligji për denoncuesit e rregullon në mënyrë taksative këtë çështje dhe çdo institucion duhet të ketë person që do t’i pranojë denoncimet dhe paraqitësit e dukurive devijante kanë mundësi, po që se nuk ndjehen të sigurt në paraqitjen brenda përbrenda institucionit, ta bëjnë paraqitjen e jashtme te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, deklaroi Nuri Bajrami, ish anëtar i Antikorrupsionit.

Sipas ligjit, parashikohen tre nivele të paraqitjes. Gjegjësisht, paraqitja e brendshme, kur denoncohet rasti te vetë institucioni ose kompania që dyshohet se ka shkelje ligjore. Në këtë rast, ai që e pranon paraqitjen është i obliguar që të veprojë ndaj të njëjtës. Niveli i dytë është paraqitje e jashtme, gjegjësisht në Komisionin për Antikorrupsion, Polici, Prokurori dhe Avokatin e Popullit ose në ndonjë institucion tjetër kompetent. Dhe nivel i tretë është ai publik, kur ekziston kërcënim për sigurinë e denoncuesit ose dëme eventuale dhe shkatërrim të provave. Denoncuesit janë element shumë i rëndësishëm për shoqëritë demokratike, të cilët shpesh përballen me hakmarrje për shkak të zbulimit apo paraqitjes së dukurive negative nëpër institucione apo kompani. Të tillë, ishin denoncuesit Gjorgji Llazarveski dhe Xvonko Kostovski, dy profesionistë të punësuar në polici. Ata ndihmuan që të zbulohet përgjimi masiv i popullatës nga ana e Policisë Sekrete, gjatë kohës së pushtetit të Nikolla Gruevskit. Afera, dëshmoi se shteti ndër vite ka shkelur në mënyrë sistematike të drejtat e njeriut dhe privatësinë e dhjetëra mijëra qytetarëve. Kjo, do të ishte një ndër arsyet më të mëdha pse pushteti i Gruevskit mori fund.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Interesimi për dhurimin e gjakut tek të rinjtë është i madh
Next Article Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Plani fillestar ndoshta do të rishikohet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?