By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Danimarka dhe Ruanda drejt marrëveshjes për qendrën e deportimit të emigrantëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Danimarka dhe Ruanda drejt marrëveshjes për qendrën e deportimit të emigrantëve
Bota

Danimarka dhe Ruanda drejt marrëveshjes për qendrën e deportimit të emigrantëve

admin
Last updated: 28/11/2026 14:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kopenhagë, 24 nëntor, Argument – Danimarka ka rënë dakord të forcojë partneritetin me Ruandën, vetëm një javë pasi njoftoi nisjen e negociatave me katër vende të tjera të Bashkimit Evropian për krijimin e një qendre deportimi në këtë shtet afrikan.

“Marrëveshja synon të forcojë dialogun politik dhe të nxisë një bashkëpunim më të gjerë”, deklaroi Ministria e Jashtme daneze në një njoftim të publikuar dje.

Sipas ministrisë, kjo është marrëveshja e parë nga 12 partneritetet që Danimarka planifikon të lidhë me vende afrikane.

Bashkëpunimi mes dy vendeve do të përfshijë fusha të ndryshme, si tregtia, klima, zhvillimi i gjelbër, teknologjia, të drejtat e njeriut dhe migracioni. Palët kanë nënshkruar  gjithashtu një letër qëllimi për nisjen e negociatave mbi një marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë.

Ministria e Jashtme daneze theksoi se marrëveshja përbën edhe një bazë të rëndësishme për projektin e ardhshëm të qendrës së deportimit, të cilin Danimarka, së bashku me katër vende të tjera evropiane dhe Ruandën, e njoftoi më 16 nëntor në Vjenë.

Gjermania, Austria, Greqia, Holanda dhe Danimarka planifikojnë të nisin negociatat me Ruandën për krijimin e një qendre ku do të dërgohen azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve janë refuzuar.

Synimi është që, duke filluar nga viti 2027, në këtë shtet të Afrikës Lindore të transferohen personat që duhet të largohen nga Evropa, por që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Marrëveshjet për transferimin e emigrantëve në vende të treta janë diskutuar prej vitesh dhe mbeten një çështje e debatueshme në Evropë. Në tetor, vendet anëtare të BE-së krijuan bazën ligjore për ngritjen e qendrave të deportimit jashtë territorit të Bashkimit Evropian.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marrëveshje me Italinë: Program pilot në Mjekësinë Nukleare dhe Radiologji, Onkologjia Kombëtare nis në janar 2027
Next Article Rutte: NATO gati të përballet me kërcënimin rus të armëve bërthamore në hapësirë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?