By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Debati për emrat e rrugëve në Tetovë do të zhvillohet në seancën e radhës, pranohet kërkesa e këshilltarëve të opozitës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Debati për emrat e rrugëve në Tetovë do të zhvillohet në seancën e radhës, pranohet kërkesa e këshilltarëve të opozitës
Maqedoni

Debati për emrat e rrugëve në Tetovë do të zhvillohet në seancën e radhës, pranohet kërkesa e këshilltarëve të opozitës

admin
Last updated: 08/07/2026 16:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 korrik, Zhurnal.mk – Komuna e Tetovës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së këshilltarëve të BDI-së që në mbledhjen e datës 13 të Këshillit Komunal të shtohet si pikë e rendit të ditës edhe debate mbi emrat e rrugëve. Udhëheqësi i këshilltarëve të BDI-së, Berat Murati sot ka dorëzuar edhe një listë me mbi 60 emra të rrugëve për të cilat pritet të diskutohet në këshillin komunal, raporton Alsat, transmeton Zhurnal.

“Kërkuam që si pikë e parë e rendit të ditës, të vendoset propozim vendim për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve dhe shesheve në territorin e Komunës së Tetovës. Fjala është për një propozim konkret për emërtimin e gjithsej 67 rrugëve dhe sheshit të Tetovës”, u shpreh Berat Murati, Këshilltar komunal i BDI-së.

Kreu i Këshillit Komunal të Tetovës ka deklaruar se kërkesa e opozitës do të shqyrtohet pasi përbën interes publik.

“Është procedurë e cila fillimisht këto emra që janë me interes publik po shqyrtohen në komisione, dhe kemi zhvilluar edhe debate në të shkuarën. Jemi këshilltar por s`mund të vendosim kokë në vete pa u konsultuar edhe me qytetarët e Tetovës, por sido që të jetë në seancën e radhës të këshillit e njëjta kërkesë e këshilltarëve të opozitës do pranohet dhe do debatohet për të njëjtën”, tha Jusuf Abduli, Kryetar i Këshillit Komunal në Tetovë.

Nga ana tjetër, për temën në fjalë, BDI sot ka ftuar qytetarët që të shtunën të dalin në protestë, në shenjë revolte ndaj Gjykatës Kushtetuese e cila abrogoi vendimin e këshillit komunal të 2007, me të cilin u ndërruan emrat e disa rrugëve dhe sheshit të Tetovës, përkatësisht u rikthyen emrat e vjetër të disa rrugëve dhe emri i vjetër i sheshit.

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prokuroria zbardh skemën që çoi bankën Eurostandard në falimentim
Next Article VMRO‑DPMNE : LSDM përhap dezinformata për ilaçet, lista pozitive e barnave zgjerohet, sigurohet zgjedhje më e madhe dhe çmime më të ulëta
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?