By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO‑DPMNE : LSDM përhap dezinformata për ilaçet, lista pozitive e barnave zgjerohet, sigurohet zgjedhje më e madhe dhe çmime më të ulëta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO‑DPMNE : LSDM përhap dezinformata për ilaçet, lista pozitive e barnave zgjerohet, sigurohet zgjedhje më e madhe dhe çmime më të ulëta
Maqedoni

VMRO‑DPMNE : LSDM përhap dezinformata për ilaçet, lista pozitive e barnave zgjerohet, sigurohet zgjedhje më e madhe dhe çmime më të ulëta

admin
Last updated: 08/07/2026 16:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 korrik, Zhurnal.mk – VMRO‑DPMNE, përmes një komunikate, i hodhi poshtë akuzat e LSDM‑së se pacientët janë mashtruar lidhur me ilaçin “Foster”, duke vlerësuar se bëhet fjalë për dezinformata dhe manipulime politike.

Nga partia thonë se ulja e çmimit referent të ilaçit ka ardhur pas përfshirjes së një ilaçi gjenerik në listën pozitive, me qëllim krijimin e konkurrencës, sigurimin e zgjedhjes më të madhe për pacientët dhe uljen e kostove.

“Alternativa është e disponueshme në vend. Kjo është praktikë standarde dhe rekomandim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me të cilën mundësohen kursime që mbeten në sistemin shëndetësor, në vend që të përfundojnë te kompanitë e huaja farmaceutike”, thuhet në reagimin e VMRO‑DPMNE‑së.

Në komunikatë theksohet se Qeveria e ka zgjeruar listën pozitive me tre ilaçe të reja antikoagulante – enoxaparin, nadroparin dhe rivaroxaban – të cilat nga 1 korriku janë të disponueshme në barnatoret e vendit.

VMRO‑DPMNE e akuzon LSDM‑në se ka heshtur kur, siç thonë ata, gjatë qeverisjes së saj pacientët onkologjikë mbetën pa terapi biologjike, ndërsa pacientët me fibrozë cistike pa ilaçet e domosdoshme.

Partia shton se Qeveria vazhdon të investojë në shëndetësi përmes zgjerimit të listës pozitive, rritjes së pagave, renovimit të institucioneve shëndetësore dhe furnizimit me pajisje të reja mjekësore, duke vlerësuar se shëndetësia mbetet një nga prioritetet e saj.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Debati për emrat e rrugëve në Tetovë do të zhvillohet në seancën e radhës, pranohet kërkesa e këshilltarëve të opozitës
Next Article Gjermania fajëson Iranin për përshkallëzimin me SHBA-në, kërkon diplomaci
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?