By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dega e ASH-së Çair i thotë “jo” Taravarit dhe bashkëpunimit me BDI-në!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dega e ASH-së Çair i thotë “jo” Taravarit dhe bashkëpunimit me BDI-në!
MaqedoniTOP LAJM

Dega e ASH-së Çair i thotë “jo” Taravarit dhe bashkëpunimit me BDI-në!

admin
Last updated: 21/05/2025 22:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 maj – Pas largimit të disa prej figurave më të rëndësishme të Aleancës për Shqiptarët (ASH) nga veprimi i kryetarit Arben Taravari për të dalë nga qeveria, tashmë distancimi ka marrë përmasa më të mëdha, duke përfshirë edhe struktura të tëra partiake.

Së fundmi, dega e Çairit e ASH-së është shprehur publikisht kundër këtij veprimi. Përmes një fotografie simbolike të shpërndarë në rrjete sociale, kjo degë ka deklaruar qartë se nuk e mbështet kursin politik të Taravarit dhe se qëndron në linjë me Arben Fetain. “Asnjëherë me BDI-në”, thuhet në deklaratën e shkurtër por të qartë të strukturës së Çairit.

Ky zhvillim vjen menjëherë pas njoftimit të nënkryetares së ASH-së, Bujare Abazi, e njohur për afërsinë e saj me Taravarin e cila bëri të ditur dje se është emëruar në një pozitë të rëndësishme në tregun financiar. Abazi, e cila i takon po asaj dege, duket se i është bashkuar grupit të figurave që po distancohen nga lidershipi aktual.

Me këtë deklaratë publike, dega e Çairit shënon një moment të rëndësishëm në krizën e brendshme të ASH-së, duke sinjalizuar qartë ndarjen e thellë brenda partisë dhe refuzimin e çdo bashkëpunimi me BDI-në.

Burime nga terreni thonë se në ditët në vijim pritet që edhe degë të tjera të ndjekin të njëjtin hap, duke u rreshtuar përkrah Arben Fetait dhe kundër lëvizjes së Taravarit.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: Qeveria duhet të tregojë trasparencë në lidhje me marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar
Next Article Dominojnë ekonomistët dhe juristët, ja profesionet e 140 deputetëve të “11 Majit”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?