By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deliu: Suspendimi i katër farmacistëve nuk e zgjidh problemin e mungesës së barnave në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Deliu: Suspendimi i katër farmacistëve nuk e zgjidh problemin e mungesës së barnave në Kosovë
Kosovë

Deliu: Suspendimi i katër farmacistëve nuk e zgjidh problemin e mungesës së barnave në Kosovë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 nëntor, Argument – Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kritikuar suspendimin e katër farmacistëve një ditë pas interpelancës për mungesën e barnave, duke thënë se përgjegjësia për furnizimin nuk përfundon te farmacistët, por lidhet me planifikimin, prokurimin dhe menaxhimin e barnave, raporton Ekonomia Online

Në seancën e Kuvendit, Deliu tha se rasti i pacientes që u raportua se kishte vdekur si pasojë e mungesës së barnave nuk duhet të trajtohet si rast i izoluar, pasi, sipas saj, shumë pacientë detyrohen t’i blejnë vetë terapitë që duhet t’ua sigurojë shteti.

“Ky nuk është vetëm një rast i izoluar dhe nuk mund të mbetet vetëm një rast i izoluar. Është numri i madh i pacientëve të cilët për çdo ditë detyrohen të bien nga xhepat e tyre barna të cilat do të duhej t’ua siguronte shteti. Janë pacientë të cilët përballen me sëmundje të rënda, familje që detyrohen të kërkojnë barna jashtë vendit dhe njerëz që, përveç shqetësimit për shëndetin, duhet të mendojnë edhe se ku t’i gjejnë paratë për trajtim”, tha ajo.

Deliu theksoi se suspendimi i katër farmacistëve nuk e zgjidh problemin e furnizimit me barna dhe kërkoi që përgjegjësia të trajtohet në mënyrë më të gjerë.

“Të nderuar deputet, një ditë pas interpelancës, 4 farmacistë janë suspenduar nga puna. Unë nuk dua të paragjykoj përgjegjësinë e askujt. Nëse ka pasur shkelje, natyrisht se ato duhet hetuar. Por a mendon dikush seriozisht se me suspendimin e 4 farmacistëve, zgjidhet problemi i mungesës së barnave në Kosovë? A do të thotë kjo se prej nesër pacientët nuk do të detyrohen t’i blejnë vetë terapitë e tyre? A do të thotë kjo se barnat esenciale do të jenë në dispozicion të pacientëve në çdo kohë? Sigurisht që jo. Sepse problemi i furnizimit nuk fillon e as nuk përfundon tek farmacisti që e jep barin. Problemi lidhet me planifikimin, me prokurimin, me furnizimin dhe me menaxhimin e barnave”, tha ajo.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tahiri për mungesën e energjisë elektrike: Kosovën tonë të dashur e ka mbuluar terri
Next Article Doli nga shtypi monografia “Himni i Nënës Terezë – Valsi Hyjnor”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?