By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Doli nga shtypi monografia “Himni i Nënës Terezë – Valsi Hyjnor”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Doli nga shtypi monografia “Himni i Nënës Terezë – Valsi Hyjnor”
Kulturë

Doli nga shtypi monografia “Himni i Nënës Terezë – Valsi Hyjnor”

admin
Last updated: 28/11/2026 13:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Argument – Ka dalë nga shtypi monografia “Himni i Nënës Terezë – Valsi Hyjnor”, e autores Dijana Toska, një botim që sjell para lexuesve një rrugëtim të gjatë kujtimesh, dëshmish dhe emocionesh, të lidhura me historinë e krijimit dhe interpretimit të një himni kushtuar Nënës Terezë, raporton gazeta KOHA.

Monografia dokumenton historinë e lindjes së himnit, rrugëtimin e tij nga Prishtina deri në Vatikan, si dhe jehonën e një ngjarjeje që ndërthur artin, besimin dhe identitetin shqiptar në nderim të figurës së Nënës Terezë. Përmes këtij botimi, gazetarja dhe publicistja Toska synon të ruajë kujtesën e një ngjarjeje të veçantë, duke e shndërruar atë nga një përjetim personal dhe artistik në një dëshmi të shkruar për brezat e ardhshëm.

“Një rrugëtim i gjatë kujtimesh, dëshmish dhe emocionesh, tashmë i përjetësuar mes faqeve të një libri”, shkruan Dijana Toska për daljen nga shtypi të monografisë.

Botimi merr një domethënie të veçantë edhe për shkak të përvjetorit të dhjetë të shenjtërimit të Nënës Terezë, e cila u shpall shenjtore më 4 shtator 2016 në Vatikan. Në këtë kontekst, monografia paraqitet si një përulje para madhështisë së saj dhe si një përpjekje për të ruajtur kujtesën historike e shpirtërore të ngjarjeve që lidhen me nderimin e figurës së saj.

Në qendër të veprës qëndron himni kushtuar Nënës Terezë, ndërsa vetë titulli “Valsi Hyjnor” përcjell dimensionin artistik dhe shpirtëror të këtij rrëfimi. Libri synon të dëshmojë se si një krijim artistik mund të shndërrohet në pjesë të kujtesës kolektive, duke lidhur njerëz, vende dhe përjetime përtej kufijve gjeografikë. “Një histori që meritonte të mos mbetej vetëm kujtim, por të bëhej dëshmi për brezat që vijnë”, shkruan autorja. (koha.mk)

You Might Also Like

Prof. Dr. Ali Pajaziti, fitues i Çmimit Shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2026

SHQIPONJA

Veshjet popullore shqiptare bëjnë bashkë Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë

“Shqipëria në sytë e Bajronit”, tradita shqiptare prezantohet për herë të parë në skenën e Edinburgut

Strategji e re për një ofertë turistike konkurruese

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deliu: Suspendimi i katër farmacistëve nuk e zgjidh problemin e mungesës së barnave në Kosovë
Next Article Arrestohet 27-vjeçari në Gostivar, i gjenden marihuanë dhe thikë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?