By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Demokracia nuk mund të ndërtohet me hakmarrje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Demokracia nuk mund të ndërtohet me hakmarrje
Kulturë

Demokracia nuk mund të ndërtohet me hakmarrje

admin
Last updated: 04/03/2024 12:56
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Nga: Madeleine Albright (pjesë nga vepra Zonja sekretare)
Përktheu: Engjëllushe Shqarri

Aty nga fundi i korrikut, vizitova Kosovën për herë të parë. Lufta kishte rreth gjashtë javë që kishte mbaruar. Pavarësisht nga meraku ynë, pjesa më e madhe e refugjatëve nuk kishin pritur dhe ishin kthyer. Disa familje ishin të lumtura që ishin bashkuar, kurse disa të tjera kishin zbuluar varre në vende nga më të çuditshmet. Për habinë e disave, UÇK-ja nënshkroi një marrëveshje çmobilizimi me Jamie Rubinin, i cili kishte qenë ndërmjetësuesi i bisedimeve, por megjithatë vazhdonte të kishte shumë dyshime për qëllimet e këtij grupi. Ashtu siç pritej, kishte disa raste hakmarrjeje, të drejtuara nga shqiptarët etnikë kundër serbëve, shumë prej të cilëve u larguan në Serbinë mëmë. Kosova e mëparshme ishte shkatërruar, kurse procesi i rindërtimit pothuajse nuk kishte nisur.

Kur isha në Prishtinë, fola para një turme të madhe të mbledhur në sheshin qendror të qytetit. Për shkak të gjithë atyre çative dhe dritareve, ishte vështirë të patrulloje. Dhe, ndërsa prisja në shtabin e OKB-së para se të flisja, dëgjuam një të shtënë arme, por askush nuk e dinte nga erdhi. Për të shmangur rrezikun, më çuan me një mikrobus në ato pak metra që nga dera e ndërtesës deri te podiumi që kishin ngritur para turmës. Pastaj mikrobusi ndaloi pas shpinës sime me derë të hapur, që, në rast se ndodhte gjë, të bija drejt e në të.

Turma, e zmadhuar prej refugjatëve të kthyer, ishte veshur me kostume kombëtare shqiptare dhe me bluza të Chicago Bulls-ave. Ndërsa prisja të mbaronin duartrokitjet, studioja njerëzit që kisha përpara. M’u kujtuan ata që kisha parë kohët e fundit në kampet e refugjatëve, si dhe të tjerë në gazeta dhe në televizor: fytyra të lodhura nga vuajtjet, të shtrembëruara nga frika ose gjithë ankth, ndërsa familjet e tyre kërkonin të dashurit që ishin zhdukur. Tani po ato fytyra buzëqeshnin1.

I thashë turmës: “Kam shumë kohë që mendoj për ju dhe për vuajtjet që keni kaluar. Sot duhet të betohemi që kurrë më të mos vijnë natën njerëz me armë dhe kurrë më të mos ketë masakra në Kosovë”. Fjalët e mia u pritën me brohoritje. “Duhet të mbështetim Gjykatën për Krimet e Luftës, sepse ata që janë akuzuar për spastrime etnike dhe vrasje, duhet të japin llogari, ndërsa Sllobodan Millosheviqi duhet të përgjigjet për krimet e tij”. Turma brohoriti edhe më fort. Pastaj thashë: “Demokracia nuk mund të ndërtohet me hakmarrje. Në qoftë se duam të kemi fitore të vërtetë në Kosovë, kjo nuk mund të jetë fitorja e shqiptarëve kundër serbëve ose e NATO-s kundër serbëve. Duhet të jetë fitorja e atyre që besojnë te të drejtat e individit, ndaj atyre që nuk besojnë. Ndryshe nuk është fitore. Është vetëm zëvendësimi i një lloj represioni me një tjetër”.

Turma ra në qetësi. Mund të dëgjohej edhe zhurma e një gjilpëre.

Sigurisht, nuk prisja që plagët e trupit dhe të mendjes së Kosovës të shëroheshin aq lehtë. Pasionet e luftës vazhdonin të ishin të mëdha. Por, doja të përçoja një mesazh të vështirë.

You Might Also Like

Ministri Ljutkov i vizitoi institucionet nacionale kulturore në Manastir

Kronika e një vrasjeje të denoncuar

Teatri “Bekim Fehmiu” programin e muajit qershor e hap me premierën e shfaqjes “Komedia e zezë”

Hollywood-i “zbarkon” në Shqipëri

DUKE VAJTUAR BABAIN TIM

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Të jesh “perfeksionist” në punë shkakton ankth dhe mund të jetë kundërproduktiv
Next Article Nga 7 marsi grevë e të punësuarve në “Pyjet kombëtare”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Mjedisit instaloi gardhe elektrike për të mbrojtur blegtorët dhe bletarët në Malin e Sharrit
Maqedoni
Burri nga Gostivari ndërroi jetë pas pickimit nga bletët
Kronika
Prokurorja: Të akuzuarit për vrasjet e Vanjës dhe Pançes ishin llogaritës dhe të vetëdijshëm kur i kryen krimet
Maqedoni
Ministri Ljutkov i vizitoi institucionet nacionale kulturore në Manastir
Kulturë Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?