By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputetët nga pushteti kundër Apasievit për mënyrën e organizimit të debatit mbikëqyrës për Efektet nga ndotja e ajrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deputetët nga pushteti kundër Apasievit për mënyrën e organizimit të debatit mbikëqyrës për Efektet nga ndotja e ajrit
Maqedoni

Deputetët nga pushteti kundër Apasievit për mënyrën e organizimit të debatit mbikëqyrës për Efektet nga ndotja e ajrit

admin
Last updated: 17/02/2025 17:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shkurt- Komisioni për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit sot mban mbledhje në të cilën shqyrtohen çështje lidhur me zbatimin e Rregullores së Kuvendit gjatë punës së Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit për debatin mbikëqyrës të caktuar për më 25 shkurt 2025 me temë “Efektet nga ndotja e ajrit në Shkup dhe në qytetet e tjera ndaj shëndetit të njerëzve dhe masat që po ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik”.

Deputetët nga partitë në pushtet i bëjnë vërejtje kryetarit të Komisionit të përhershëm anketues Dimitar Apasiev për mënyrën e caktimit dhe organizimit të debatit mbikëqyrës, ndërsa për ta është kontestuese edhe trupi amë i cili organizon debat mbikqëyrës në temën për “Efektet nga ndotja e ajrit në Shkup dhe në qytetet e tjera ndaj shëndetit të njerëzve dhe masat që po ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik”.

Apasiev gjatë mbledhjes tha se “po bëhet tentim për sabotim brutal të procesit legjitim” të thirrjes së debateve mbikqëyrëse. Ai sqaroi se debati mbikëqyrës është thirrë në bazë të 20 nënshkrimeve të deputetëve nga opozita. Deputetët në momente publikisht i bënë vërejtje Apasievit prë fjalorin që e prëdori nga foltoja e deputetëve.

“Deri para se ta sjellim Rregulloren e re ka pasur vetëm një lloj të debatit mbikqëyrës, ndërkaq ai është me nismë të anëtarit të trupit amë të punës. Meqenëse në të gjitha komisionet pushteti ka shumicë, është shpikur një institut tjetër, ndërsa ajo është se me kërkesë të 15 deputetëve duhet të mbani debat mbikëqyrës”, tha Apasiev duke shtuar se atë e kanë kërkuar njëzet deputetë prej tij.

Gjatë debatit, deputetja Ilire Dauti nga Fronti evropian propozoi të inicohet nismë për interpelancë të Dimitar Apasievit dhe ai të shkarkohet.

“Përse e drejta e jote është më e rëndësishme se e drejta ime? Nuk keni të drejtë të flisni për interpretim të Rregullores”, tha Dauti mes tjerash.

Apasiev tha se janë të pakrahasueshme situata e saj dhe e tij.

“Nuk kam shkelur asnjë nen të Rregullores, gjithçka është respektuar, nuk janë të krahasueshme situata ime dhe e juaja”, u përgjigj Apasiev.

Ai tha se nuk ka çështje kontestuese, ndërsa për komisionin me të cilin kryeso tha se është themeluar me Kushtetutë.

Sipas Vesna Bendevskës, është problem mënyra e sjelljes së kryetarit të komisionit anketues, ndërsa në bazë të titullit të debatit mbikëqyrës dhe trupit amë i cili do ta organizojë.

Ajo mes tjerash theksoi edhe komunikimin kontestues në rrjetin social “Viber”. Sipas saj, është gënjeshtër se ky debat publik nuk do të mbahet. Për ndotjen e ajrit tha se është problem ekologjik.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gruaja përfundon në QKUK, dyshohet se u ndoq dhe u godit me veturë nga ish-bashkëshorti
Next Article Lamine Yamal, profesionisti 17 vjeçar që sot arrin ndeshjen e 100-të

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?