By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deri tani 22 raste me kollën e keqe, autoritetet shëndetësore apelojnë për vaksinim të fëmijëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deri tani 22 raste me kollën e keqe, autoritetet shëndetësore apelojnë për vaksinim të fëmijëve
Maqedoni

Deri tani 22 raste me kollën e keqe, autoritetet shëndetësore apelojnë për vaksinim të fëmijëve

admin
Last updated: 09/02/2024 10:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 shkurt – Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë evidentuar 22 raste të kollës së keqe, më së shumti në Shkup. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dje paralajmëruan se shërbimet inspektuese do të kontrollojnë në kopshtet në Shkup nëse fëmijët janë të vaksinuar me vaksinën DTP për mbrojtje nga kolla e keqe.

Autoritetet shëndetësore në këtë periudhë u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinojnë veten dhe më të rinjtë, me qëllim që të mbrohen nga pertusis, më e njohur në publik si kolla e keqe. Siç theksojnë, vaksina e cila merret në 2,4,6,18 muaj dhe në 7 vjet është kyçe që të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e sëmundjes.

Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse të mërkurën rekomandoi shpalljen e epidemisë në Shkup.

“Nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka konkludime dhe të njëjtat duhet të miratohen në mbledhje të Qeverisë. Edhe në ligj qëndron se secili fëmijë i cili nuk e ka marrë vaksinën e caktuar, nuk do të mund të jetë pjesë e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve. Do t’i kontrollojmë kopshtet dhe shërbimet tona inspektuese do të shohin se ku duhet të intervenojmë në mënyrë që kjo të bëhet praktikë dhe që ta parandalojmë përhapjen e kësaj epidemie, së paku në Shkup si vatër për momentin”, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike, Gjoko Vellkovski.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë teknike, Fatmir Mexhiti dje tha se rekomandimi nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse për ndalesë për pranim të fëmijëve të pavaksinuar duhet të kuptohet në kontekst pozitiv.

“Kjo nuk është se është ndonjë ndalesë apo duam që dikënd të dënojmë. Kjo është ajo që duam t’i stimulojmë, duam që fëmijët e tyre të jenë shëndoshë e mirë, të kemi një ardhmëri më të mirë në shtet. Apelojë deri tek prindërit, ju lutem, vaksinimi mbron jetë”, nënvizoi Mexhiti.

Në shtet ka fëmijë të hospitalizuar, por edhe të rritur me pertusis. Kompetentët megjithatë thonë se te ne situata është stabile dhe për dallim nga shtetet e tjera në rajon, nuk ka raste të vdekjes.

Sipas kryetarit të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, Aleksandar Petliçkovski, është i pakënaqshëm niveli me përfshirjen e vaksinimit kundër kësaj sëmundje.

Në mesin e të infektuarve, ka edhe persona të vaksinuar. Siç sqaroi Petliçkovski, ekziston rënie e imunitetit pas 10 vjetëve në mesatare, kështu që, janë shqyrtuar edhe të gjitha opsionet për freskim të imunitetit te të sëmurët kritik dhe personat e moshës mbi 65 vjet.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pertusisi transmetohet lehtë nga një njeri te tjetri, kryesisht përmes pikave nga kolla ose teshtima. Sëmundja është më e rrezikshme për të posalindurit dhe është shkak për sëmundje dhe vdekje të kësaj grupmoshe.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pak ditë para shfaqjes së madhe në “Super Bowl”, DJ Tiësto tërhiqet nga performanca
Next Article Napoli po konsideron emërimin e Piolit për sezonin e ardhshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?