By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Derisa shkollat ankohen për mungesë të nxënësve, arsimi i lartë shënon rritje të numrit të studentëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Derisa shkollat ankohen për mungesë të nxënësve, arsimi i lartë shënon rritje të numrit të studentëve
Maqedoni

Derisa shkollat ankohen për mungesë të nxënësve, arsimi i lartë shënon rritje të numrit të studentëve

admin
Last updated: 28/08/2024 18:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 gusht – Për dallim nga arsimi fillor dhe ai i mesëm, arsimi i lartë shënon rritje të numrit të studentëve. Në rrjedhë janë regjistrimet, ndërsa sipas drejtuesve të Universiteteve numri i të interesuarve krahasuar me vitin e kaluar është më i lartë. Ndër drejtimet me interesim më të madh janë Shkencat e Informatikës dhe ato të Mjekësisë.

“Në nivel të Universiteti kemi një rritje prej 2.6 për qind me të njëjtën ditë një vit më parë dhe të njëjtën ditë dy vite më parë. Pra edhe ky vit ka një rritje nga viti paraprak. Pra 24-25 gusht rezulton me një prerje prej 405 aplikantë. Ne presim më shumë se 1050 apo 1100. Për atë se cilat fakultete janë më të kërkuara, pa dyshim se prijnë shkencat informatike, më pas fakulteti i shkencave teknike dhe ndiqen mirë shumë edhe nga biznesi dhe ekonomia dhe fakulteti juridik dhe fakulteti i shkencave shëndetësore”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, Rektor i UEJL-së.

Ngjashëm është edhe në Universitetin e Tetovës.

“Në momentin që flasim, numri ka arritur diku mbi 1200 aplikues, që është një numër inkurajues për administratën dhe profesorët. Normal deri në përfundim të konkursit numri do të rritet, ndërsa kemi edhe afatin e dytë dhe të tretë. Në bazë të konkursit, kemi 4752 vende të lira për studentët e ri në 13 fakultet të UT dhe në mbi 100 programe studimore të ciklit të parë dhe studeime të magjistraturës dhe të doktoraturës”, tha Jusuf Zeneli, Rektor UT-së.

Në vitin akademik 2024/25, në Universitetin e Tetovës janë paraparë 4752 vende të lira për studentët, ndërsa në Universitetin e Evropës Juglindore 1200.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë, shumë shkolla mund të mbyllin dyert
Next Article Interesimi për dhurimin e gjakut tek të rinjtë është i madh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?