By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Dhuna në familje është rritur për 14.7 për qind”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Dhuna në familje është rritur për 14.7 për qind”
Maqedoni

“Dhuna në familje është rritur për 14.7 për qind”

admin
Last updated: 27/06/2025 14:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 qershor –  Shënon rritje e numrit të viktimave të dhunës në familje. Vetëm në 3 mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 391 viktima të reja të dhunës, prej të cilëve 284 janë gra dhe 54 fëmijë, si viktima dytësore. Shumica e dhunuesve janë burra. Nga gjithsej 286 autorë 266 janë burra dhe 20 gra. Të dhënat e Ministrisë së punëve sociale thonë se krahasuar me të dhënat vjetore për vitet 2023 dhe 2024, në vitin 2024 është rritur numri i grave, viktima të dhunës në familje, për 14,7 për qind.

“Mjaft që çdo e pesta grua jeton me frikë, në shtëpinë e saj, në vendin e punës, në rrugën ku ecën për çdo ditë. U bëj thirrje institucioneve, mos shikoni një grua të dhunuar si rast në një dosje. Ajo nuk kërkon vetëm një letër, ajo kërkon shpresë. Ajo vjen tek ju sepse beson se do ta ndihmoni të shpëtojë nga ferri që po përjeton në shtëpinë e saj. Ligji vërtetë është themelor, por është ndjeshmëria njerëzore që shpëton jetë”, deklaroi Fatmir Limani, Ministër i Punës Sociale.

Ambasadori britanik në vend tha se zhvillimi i teknologjisë po lehtëson krimin në internet, ndjekjen dhe dhunën ndaj grave. Ai bën thirrje që të mos ketë drejtësi të vonuar, ndërsa shoqëria nuk duhet të qëndrojë indiferente.

“Në mars të vitit të kaluar kemi filluar zbatimin e një strategjie të re për luftën kundër dhunës gjinore, që është lehtësuar me teknologji dhe kemi kuptuar se ekziston gjithnjë e më shumë kërcënim nga krimi në internet, ndjekje dhe dhunë… Së bashku ne mund të ndërtojmë një shoqëri ku nuk tolerohet dhuna, ku të mbijetuarit fuqizohen dhe ku drejtësia nuk do të vonohet. Nuk duhet të jemi shikues memecë”, deklaroi Ambasadori Britanik

Ministria e politikës sociale, me mbështetjen e Ambasadës Britanike realizojnë aktivitete në drejtim të rritjes së ndërgjegjes për parandalimin e dhunës. Mes tjerash paralajmërohet avancim i legjislacionit kombëtarë, miratim i ligjit të ri, akteve nënligjore, dhe zgjerimi i rrjetit të shërbimeve të specializuara për viktimat.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zjarret do na përsëriten sërish – qeveria t’i hapë sytë!
Next Article Gjykata vendos masën e sigurimit ndaj vendimit të ZRRE-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?