By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata vendos masën e sigurimit ndaj vendimit të ZRRE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata vendos masën e sigurimit ndaj vendimit të ZRRE-së
Maqedoni

Gjykata vendos masën e sigurimit ndaj vendimit të ZRRE-së

admin
Last updated: 27/06/2025 14:45
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Për anulimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen në tregun e lirë të energjisë, KosovaPress ka siguruar edhe një vendim që është marrë nga Gjykata Komerciale e Kosovës, Departamenti për Çështje Administrative më 25 qershor 2025.

Ankesa në Gjykatë ishte dorëzuar nga avokati Agron Selimaj nga Prishtina.

KosovaPress ka siguruar edhe aktvendimin e Gjykatës, në të cilën thuhet se sipas aktvendimit të datës 25 qershor 2025, Gjykata Komerciale, Departamenti për Çështje Administrative, ku thuhet se aprovohet si e bazuar propozimi i paditësit për caktimin e masës së sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të njoftimit. Më tej në këtë aktvendim thuhet se pezullohet ekzekutimi i njoftimit të datës 03.06.2025 për mos lejimin e paditësit, propozuesit të shtetëzoj furnizimin nga shërbimi universal, i nxjerr nga zyra e ZRRE, derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit.

Dy ditë më parë KosovaPress ka siguruar edhe aktvendimin e Gjykatës, në të cilën thuhet se sipas aktvendimit të datës 19 qershor 2025, Gjykata Komerciale, Departamenti për Çështje Administrative, ka miratuar kërkesën e paditësit, duke aprovuar masën e sigurisë për shtyrjen e ekzekutimit të njoftimit të ZRRE-së të datës 03.06.2025. Ky njoftim ndalonte paditësin të shfrytëzonte furnizimin nga shërbimi universal.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë qëndron fuqishëm prapa deklarimeve të saj se procesi i liberalizimit është shoqëruar me një sërë shkeljesh procedurale dhe substanciale, të cilat janë evidentuar edhe nga institucionet evropiane.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji ku përmend një aktvendim të supozuar të Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me padinë tonë.

“Ne ritheksojmë se deri më sot, DhTIK nuk ka pranuar asnjë aktvendim nga Gjykata lidhur me këtë çështje. Pretendimi i ZRrE-së se ky proces nuk mund të ndalet, është në kundërshtim me vetë parimet e shtetit ligjor dhe të drejtës për mbrojtje gjyqësore. Çdo vendim duhet të merret në mënyrë transparente, dhe me respektim të plotë të të drejtave të palëve në procedurë”, thuhet në reagimin e DhTIK.

Po ashtu edhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) një ditë më parë njoftoi për një aktgjykim të dytë brenda dy ditësh, i cili anulon njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen në tregun e lirë të energjisë.

Sipas OEK, ky zhvillim tregon qartë se bizneset kanë pasur të drejtë kur kanë ngritur zërin ndaj padrejtësive të ZRRE-së, transmeton

“Oda Ekonomike e Kosovës inkurajon të gjitha bizneset që ndihen të cenuara nga ky vendim që të ndjekin rrugën ligjore për të mbrojtur interesat e tyre. Çdokush që ka nevojë për asistencë, brenda Odës është themeluar një ekip juristësh që do të ndihmojë në draftimin e akteve kundër njoftimit të ZRRE-së”, thuhet në njoftim.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit shqetësimet e saj të thella përkitazi me zbatimin e liberalizimit të tregut të energjisë, në dritën e aktvendimeve të fundit gjyqësore që pezullojnë ekzekutimin e vendimeve të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Gjykata, ka vendosur që ekzekutimi i këtij njoftimi të pezullohet deri në marrjen e vendimit përfundimtar gjyqësor.

Përveç këtij rasti, kundërshtime ndaj vendimit të ZRrE-së kanë bërë edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK), Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe disa biznese të tjera.

Kujtojmë se Zyra e Rregullatorit për Energji kishte njoftuar përmes një komunikate se bordi ka caktuar subjektin juridik KEK – si Furnizues të Mundësisë së Fundit për periudhë gjashtë mujore, nga 31.08.2025 deri më 31.01.2026.

ZRrE ka shtyer afatin për lidhjen e kontratave pas protestave të bizneseve të Kosovës që kundërshtuan liberalizimin e tregut energjetik, transmeton KosovaPress.

Bizneset e Kosovës kishin organizuar protestë kundër vendimit të ZRrE, pasi sipas përfaqësuesve të bizneseve një veprim i tillë do të krijonte një ekonomi të rënduar në Kosovë. /Kp/

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Dhuna në familje është rritur për 14.7 për qind”
Next Article Të gjithë po flasin në rrjetet sociale për asistimin që Vinicius ia bëri Valverdes në Botërorin e Klubeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?