By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dibra e Madhe nderon me titullin “Qytetar Nderi” Arbër Hajdarin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dibra e Madhe nderon me titullin “Qytetar Nderi” Arbër Hajdarin
Maqedoni

Dibra e Madhe nderon me titullin “Qytetar Nderi” Arbër Hajdarin

admin
Last updated: 15/03/2025 23:34
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Arbër Hajdari, një nga figurat publike më të njohura të  përkushtuar ndaj humanizmit, është nderuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi” në Maqedoninë e Veriut.

Në një ditë të veçantë për Dibrën, kur u inaugurua përfundimisht Rruga e Arbrit, u festua Dita e Verës, si dhe në një muaj të shenjtë Ramazani, u zgjodh të nderohet kontributi i tij në ndihmë të mijëra familjeve shqiptare.

“Dibra ka një arsye më shumë për të festuar, jo vetëm që u hap tuneli i Murrizit, por sot nderojmë një njeri që ka bërë ndryshim të madh për njerëzit në nevojë. Arbër Hajdari nuk është vetëm një emër por simbol i solidaritetit, ndihmës dhe besimit se së bashku mund të bëjmë më shumë për njëri tjetrin”, tha Hekuran Duka- kryetar komuna e Dibrës.

Veprimtaria e Arbër Hajdarit përmes Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” me misionin për të ndryshuar  vullnetarisht jetët e njerëzve në nevojë duke sjell shpresë për ta, u vlerësua në një ceremoni emocionuese të mbushur me mirënjohje në Dibër, por ky nuk është çmimi i vetëm që meriton sipas të ftuarve.

“I morët radhën shoqatës Tirana, se kishim kohë që ishim përgatitur për ti dhënë titullin tonë si shoqatë ne e kemi ‘fisnikëria tiranase’. Ky është titulli më i lartë që ka shoqata jonë. Nëse ka një njeri që i rri shumë mirë ky titull është Arbri”, u shpreh Rruzhdi Keçi- kryetar i shoqatës Tirana.

Të shumtë ishin personalitetet të cilët e cilësuan Arbërin frymëzim dhe modelin e munguar për të rinjtë anembanë shqiptarisë.

“Një medalion i rinisë shqiptare e merr këtë titull në një moshë fare të re sepse vullnetarizmi dhe humanizmi si vlera universale të njeriut e bëjnë Arbër Hajdarin shembull të rinisë shqiptare”, deklaroi Ulsi Manja.

“Heronj janë ata që bien për atdhe. Ti je sot heroi i paqes, hero i humanizmit sepse kështu e filloi Nënë Tereza dhe sot është e shenjtë. Ti bën punë të mëdha pa interes personal, por në ndihmë të njerëzve të pamundur të cilët janë kategoria më e ndjeshme e shoqërisë”, tha Ali Mehmeti.

I rrethuar nga duartrokitjet dhe vlerësimi, Arbri shprehu falënderimet e tij, duke çmuar marrjen e titullit jo thjesht si një nderim por edhe një përgjegjësi për të mos ndaluar me misionin e tij humanitar sepse ky moment dëshmon se e mira fiton gjithmonë.

“Marrja e titullit si qytetar nderi i komunës Dibër është nder i jashtëzakonshëm. Jo vetëm për mua si individ, por për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e të mirës dhe solidaritetit. Ky çmim sot nuk më përket vetëm mua, por edhe atyre njerëzve të ndershëm që na kanë mbështetur në çdo hap të rrugëtimit tonë. Nëpërmjet punës sonë me Fundjavë Ndryshe kam pasur privilegjin të shoh me sytë e mi fuqinë e jashtëzakonshme të solidaritetit. Kur njerëzit bashkohen: mrekullitë ndodhin!”, deklaroi Arbër Hajdari- Fundjavë Ndryshe.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Regjimi i Vuçiqit akuzohet se përdori “topin zanor” të ndaluar për shpërndarjen e protestuesve
Next Article Vuçiq pas protestës masive në Beograd: E kemi kuptuar mesazhin, duhet të ndryshojmë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?