By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrieska-Koçoska: Ekonomia është në fokus, po bëjmë ndryshime që sjellin parashikueshmëri dhe kushte më të mira për investime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrieska-Koçoska: Ekonomia është në fokus, po bëjmë ndryshime që sjellin parashikueshmëri dhe kushte më të mira për investime
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: Ekonomia është në fokus, po bëjmë ndryshime që sjellin parashikueshmëri dhe kushte më të mira për investime

admin
Last updated: 14/01/2025 21:11
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 janar – Në fokusin e Qeverisë së Maqedonisë është ekonomia dhe në 6 muajt e fundit të mandatit të saj, ajo i ka dedikuar rëndësi ndryshimeve që do të sjellin parashikueshmëri për investitorët dhe kushte më të mira për investime. Kjo u deklarua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila ishte referuese në Forumin “Invisso”, që njihet paraprakisht si Euromoney, i cili po mbahet në Vjenë. Fjalim referues pati edhe zëvendëskryetari i parë i BERZH-it, Jurgen Rigterink, guvernatori i Bankës Qendrore i Austrisë dhe anëtari i BD-së i Bankës Qendrore Evropiane, Robert Holzmann, zëvendësministrja e Financave të Gjeorgjisë, Ekaterine Guntsadze dhe zëvendëskryetari rajonal për rajonin në Korporatën Ndërkombëtare Financiare i Bankës Botërore, Alfonso Garcia Mora.

“Në këta gjashtë muaj që nga marrja e pushtetit, jemi të fokusuar në ekonominë dhe në atë se çfarë duhet të ndryshojmë dhe çfarë është e rëndësishme për investitorët. Në 7 vitet e fundit janë bërë shumë ndryshime në politikën tatimore dhe për këtë ne themi se duhet të kemi politikë tatimore të parashikueshme, tatim me normë fikse, me ç’rast, ashtu si në periudhën paraprake, edhe gjatë 4 viteve të ardhshme, do të jetë periudhë e qëndrueshme dhe nuk do të bëjmë asnjë ndryshim. Kjo është e rëndësishme që kompanitë të jenë në gjendje t’i bëjnë planet e tyre”, theksoi ministrja.

Ajo shtoi se një aspekt tjetër i rëndësishëm mbi të cilin Qeveria fokusohet është infrastruktura dhe se qëllimi është që të tregohen rezultatet në aksion. “Arritëm që ta përfundojmë rrugën eksprese që lidh Shkupin me Sofjen. Gjithashtu, fokusohemi në finalizimin e segmentit rrugor në pjesën perëndimore të shtetit, përkatësisht nga Kërçova deri në Ohër, ku punohet më shumë se 10 vjet dhe presim që gjatë 2 viteve të ardhshme të përfundojnë. Për investitorët kjo është shumë me rëndësi sepse në rajonin e Ohrit ka shumë investime strategjike” theksoi Dimitrieska Koçoska.

Ministrja potencoi se po ndërmerren aktivitete serioze në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, aktivitete në fushën e konsolidimit fiskal dhe për uljen e deficitit buxhetor, si dhe reforma të tjera të rëndësishme për investitorët.

“Jemi shumë seriozë dhe të fokusuar në ekonominë dhe mund të premtoj se në periudhën e ardhshme do të tregojmë rezultate serioze. Tashmë veçse po i tregojmë këto rezultate, ndërsa dëshmi serioze për këtë është rritja e PBB-së në tremujorin e tretë. Po punojmë edhe për reformat që janë shumë të rëndësishme për ne dhe për investitorët, që do të thotë se po mundohemi ta ndryshojmë tërësisht konceptin e punës dhe ta bazojmë atë në profesionalizëm”, tha ministrja.

Në fjalimin e saj iu referua edhe zbatimit të reformave në lidhje me integrimin europian të vendit tonë, duke theksuar se Axhenda reformuese po ndiqet dhe se do të plotësohen detyrimet e ndërmarra në lidhje me të.

“Ne do të përfundojmë atë që përcaktohet nga Axhenda reformuese. Marrëveshja për kërkesën e mjeteve tashmë është duke u përgatitur dhe ne jemi vendi i parë nga pesë vendet e Ballkanit Perëndimor që përmbush detyrimet e tij, që do të thotë se jemi shumë seriozë”, theksoi ministrja e Financave.

Në margjinat e forumit, ministrja e Financave do të zhvillojë disa takime me investitorë dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Forumi është ngjarje vjetore që bashkon profesionistë nga segmente të ndryshme të sektorit financiar dhe bankar në një vend dhe ofron mundësi për t’u informuar për zhvillimet më të fundit në botën financiare dhe për të hapur diskutime për tendencat dhe të ardhmen e tregjeve financiare.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar

Kryetari i Sarajit, Muhamed Elmazi, priti në takim përfaqësues nga ambasada e ShBA-së në Shkup

Kontroll i jashtëzakonshëm në shkollat e Karposhit! Llukrovski: Të mos spekulohet, edhe unë kam simptoma të ngjashme

LOE reagon pas gjobave të shqiptuara nga KMK! Gjorgjievski: Këto janë frytet e punës së udhëheqjes së mëparshme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sa bunkerë ka Serbia për raste lufte?
Next Article TikTok po mbyllet në disa vende, ky është aplikacioni që po shkarkohet masivisht

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni
Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar
Maqedoni TOP LAJM
Kryetari i Sarajit, Muhamed Elmazi, priti në takim përfaqësues nga ambasada e ShBA-së në Shkup
Maqedoni
Kontroll i jashtëzakonshëm në shkollat e Karposhit! Llukrovski: Të mos spekulohet, edhe unë kam simptoma të ngjashme
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?