By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrieska-Koçoska në takim me Odën Ekonomike – Transheja e parë e huasë hungareze së shpejti do t’u transferohet kompanive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrieska-Koçoska në takim me Odën Ekonomike – Transheja e parë e huasë hungareze së shpejti do t’u transferohet kompanive
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska në takim me Odën Ekonomike – Transheja e parë e huasë hungareze së shpejti do t’u transferohet kompanive

admin
Last updated: 19/02/2025 18:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 shkurt – Deri në fund të këtij muaji pritet të bëhet transferimi i transhesë së parë të huasë hungareze për përkrahjen e kompanive. Një pjesë e bankave veçmë kanë miratuar projekte dhe kanë parashtruar kërkesa për pagesën e tyre në Bankën Zhvillimore. Kjo u theksua në takimin e sotëm të ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në Odën Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u diskutua për temat aktuale dhe sfidat ekonomike.

“Filluam një sërë bisedash me komunitetin e biznesit dhe sot filluam pikërisht nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Qëllimi është që përmes këtyre takimeve të ndajmë informacione për plasimin e mjeteve të huasë hungareze të destinuar për kompanitë dhe t’i zgjidhim eventualisht dilemat që do të shfaqen gjatë këtij procesi”, deklaroi ministrja e Financave gjatë takimit.

Ajo shtoi se synimi është që mjetet të plasohen në tërësi, për ta ndihmuar ekonominë për momentin, duke pasur parasysh zhvillimet globale dhe për t’i nxitur investimet, veçanërisht ato të qëndrueshme që sjellin zhvillim.

Për kryetarin e Odës Ekonomike, Branko Azeski, e rëndësishme është që këto mjete të siguruara nga Qeveria të destinohen sa më shpejt të jetë e mundur te kompanitë dhe të fillojë realizimi i investimeve.

Ai e mirëpriti iniciativën për takime të tilla, ku mund të shkëmbehen mendime për temat aktuale, por edhe për të hapur çështje që prekin kompanitë.

Gjatë këtij takimi u hap çështja e kthimit të mjeteve të paguara nga kompanitë në bazë të Ligjit të Tatimit të Solidaritetit.

Ministrja e Financave theksoi se kjo paraqet barrë të madhe për buxhetin dhe nenvizoi se mjetet do t’u kthehen kompanive në periudhë më të shkurtër se 5 vjet dhe se do të ketë takime me kompanitë për përcaktimin e dinamikës së kthimit të tyre. Diskutimet do të vazhdojnë dhe në periudhën e ardhshme do të përgatiten propozime mbi bazën e të cilave do të diskutohet dhe zgjidhet kjo çështje. Oda Ekonomike shpreh mirëkuptim mbi gjendjen e thesarit të shtetit dhe është e gatshme të zhvillojë bisedime dhe ta përcaktojë dinamikën dhe mënyrën e kthimit të mjeteve.

Të pranishmit konkluduan se dialogu është mundësi për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dhe se ky dialog ndërmjet Qeverisë dhe Odës Ekonomike do të vazhdojë edhe në të ardhmen për krijimin e kushteve më të favorshme ekonomike, si dhe për parashikueshmërinë ekonomike të punës.

Dialogu me komunitetin e biznesit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim duke zhvilluar takime me shoqatat dhe odat e tjera ekonomike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kryetari i Kuvendit e emëroi Komisionin për shëndetësi si kompetent për mbajtjen e debatit mbikëqyrës për ndotjen e ajrit
Next Article Kadriu: Gjykata Kushtetuese ka ngritur procedurë për gjykimin e dispozitës për vlerësim të stazhit të anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?