By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryetari i Kuvendit e emëroi Komisionin për shëndetësi si kompetent për mbajtjen e debatit mbikëqyrës për ndotjen e ajrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryetari i Kuvendit e emëroi Komisionin për shëndetësi si kompetent për mbajtjen e debatit mbikëqyrës për ndotjen e ajrit
Maqedoni

Kryetari i Kuvendit e emëroi Komisionin për shëndetësi si kompetent për mbajtjen e debatit mbikëqyrës për ndotjen e ajrit

admin
Last updated: 19/02/2025 18:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 shkurt – Debati mbikëqyrës në të cilën do të debatohet për efektet e ndotjes së ajrit do të mbahet në Komisionin për shëndetësi. Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit pasdite informuan se ai e ka emëruar këtë Komision si organ punues amë për debatin.

“Më 30 janar 2025, është dorëzuar Kërkesë nga 20 deputetë drejtuar Kryetarit të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, nëpërmjet Kryetarit të Kuvendit, për mbajtjen e një debati mbikëqyrës mbi efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytetet e tjera në shëndetin e njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik. Më 6 shkurt 2025, kryetari i Komisionit të Përhershëm Anketues, Apasiev, njoftoi se debati mbikëqyrës do të mbahet më 25 shkurt 2025. Disa nga anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 13 shkurt 2025, me numër arkivor 17-933/1, dorëzuan Njoftim drejtuar Kryetarit në lidhje me debatin mbikëqyrës të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, i planifikuar për datën 25 shkurt 2025, me temë: “Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në qytetet e tjera në shëndetin e njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik”, me të cilën sygjerojnë se ka procedura që nuk janë në përputhje me Rregulloren e Punës”, theksohet në përgjigjen me shkrim të kryetarit të Kuvendit.

Këto sygjerime i janë përcjellë Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit në përputhje me nenin 62 pika 3 e Rregullores së Punës, gjë për të cilën u informua edhe z. Apasievi.

Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit e shqyrtoi lëndën dhe më 17 shkurt konstatoi se nuk janë respektuar rregullat procedurale. Rrjedhimisht, më 19 shkurt, Kryetari e informoi Apasievin se debati i caktuar nuk mund të vazhdojë në ato rrethana. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se debati mbikëqyrës nuk do të mbahet; por duhet të zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara.

Për të siguruar mbikëqyrjen e duhur parlamentare dhe për të ruajtur besimin e publikut, 61 deputetë parashtruan kërkesë të re në pëpruthje me nenin 214. Kryetari e ngarkoi Komisionin e Shëndetësisë si trup punues amë në lidhje me debatin, duke garantuar respektimin e rregullave procedurale dhe duke siguruar që çështjet kritike si ndotja e ajrit dhe shëndeti publik të marrin vëmendjen e duhur. Komisioni i Shëndetësisë tani do ta thërrasë mbledhjen në mënyrë përkatëse, për të siguruar që debati të zhvillohet në mënyrë të organizuar, në përputhje me Rregulloren e Punës dhe ligjin.

Mbikëqyrja parlamentare është thelbësore, por edhe respektimi i Rregullores së Punës, për të ruajtur besueshmërinë dhe llogaridhënien. Kuvendi mbetet i përkushtuar në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme publike, duke garantuar integritetin procedural.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takim pune në Qeveri lidhur me sjelljen e pandërgjegjshme ndaj të mirave publike
Next Article Dimitrieska-Koçoska në takim me Odën Ekonomike – Transheja e parë e huasë hungareze së shpejti do t’u transferohet kompanive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?