By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrieska-Koçoska: Qeveria nuk do të lejojë ulje të pagave minimale, Marrëveshja e përgjithshme kolektive duhet të pësojë ndryshime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrieska-Koçoska: Qeveria nuk do të lejojë ulje të pagave minimale, Marrëveshja e përgjithshme kolektive duhet të pësojë ndryshime
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: Qeveria nuk do të lejojë ulje të pagave minimale, Marrëveshja e përgjithshme kolektive duhet të pësojë ndryshime

admin
Last updated: 03/02/2026 12:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt – Qëndrimi i Qeverisë që Marrëveshja e përgjithshme kolektive duhet të pësojë ndryshime ishte i saktë sepse Qeveria duhet të jetë përgjegjëse ndaj të gjithë qytetarëve dhe nuk mund të lejojë ulje të pagave, veçanërisht tek ata me të ardhurat më të ulëta në administratë.

Kjo u theksua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska e ftuar në emisionin “360 Shkallë”, ku ritheksoi se për pagën minimale duhet të dakordohen të punësuarit dhe punëdhënësit, sepse pagat e të punësuarve në sektorin privat sigurohen nga sektori privat, ndërsa Qeveria është përgjegjëse për sigurimin e pagave të administratës.

“Si Qeveri, duhet të jemi përgjegjës ndaj të gjithë qytetarëve, respektivisht kjo i referohet administratës dhe ne nuk mund të lejojmë që disave, veçanërisht atyre me pagat më të ulëta, t’u ulen pagat. Marrëveshja e përgjithshme kolektive parashikon rritje të pagave dhe nëse zbatohet metodologjia që kanë propozuar, rritja duhej të ishte e tillë që ata me pagat më të larta të kishin rritjen më të madhe dhe ata me pagat më të ulëta jo vetëm që nuk do të merrnin rritje, por disa prej tyre do të kishin edhe ulje.

U krijuan situata ku paga e tyre duhej të ulej me një përqind, përkatësisht, duhej ta ulnim një pjesë të pagës së tyre. Mendoj se vendimi i Qeverisë në atë moment që Marrëveshja e përgjithshme kolektive duhej të pësonte ndryshime të caktuara ishte i saktë”, theksoi ministrja e Financave.

Ajo theksoi se lidhur me pagën minimale, punëdhënësit dhe të punësuarit duhet të ulen dhe të arrijnë marrëveshje midis tyre, ndërsa nga ana tjetër Qeveria është vëzhguese në këtë proces.

“Është logjike që Qeveria të jetë vëzhguese e këtij procesi për një arsye të vetme, respektivisht sektori privat siguron paga për të punësuarit në sektorin privat. Qeveria është përgjegjëse për sigurimin e pagave të administratës dhe mendoj se më shumë së një vit e gjysmë, Qeveria ka arritur sukses në këtë drejtim.

Sa i përket asaj për çfarë duhet të bien dakord punëdhënësit dhe të punësuarit, vlerësoj se ata, ashtu si Qeveria, duhet të zhvillojnë dialog, të arrijnë marrëveshje dhe të bien dakord midis tyre se sa ngarkesë mund të kenë punëdhënësit, sepse edhe ata duhet t’i paguajnë pagat”, nënvizoi ministrja, duke theksuar se çdo i punësuar duhet të marrë një pagë më të lartë, por se ekzistojnë rregulla ekonomike, që do të na destinojnë në një situatë ku gjërat do të stabilizohen ose jo.

You Might Also Like

Albi Qamili në Kalabri: Arbëreshët ruajtën gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër shekuj

Rugët plot me vetura të vjetra/ Mbi 87% janë më të vjetra se 10 vjet

Editorial / E gjithë bota ndalon rrjetet sociale për fëmijë, vetëm ne ende flejmë gjumë!

Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria e TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne

28 vjet nga rënia e Beqir Limanit, Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i gjallë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rikthimi i PD në Reformën Territoriale, Balla: Ju presim deri në darkë të shohim çfarë mendje keni
Next Article FSHIIK do të përdorë dy ndërtesat e papërfunduara në Rektoratin e UKM

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?