By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrieska-Koçoska: Sektori bankar në vend është stabil, rregullativa ligjore është rigoroze
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrieska-Koçoska: Sektori bankar në vend është stabil, rregullativa ligjore është rigoroze
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: Sektori bankar në vend është stabil, rregullativa ligjore është rigoroze

admin
Last updated: 05/11/2026 12:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor, argument.mk/ – Sektori bankar në vend është stabil dhe i rregulluar me ligje më rigoroze. Kjo u theksua nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në Ditarin Qendror të RTM-së.

“Sektori bankar në Republikën e Maqedonisë është stabil dhe kjo nuk është hera e parë që e them këtë. Ky është rezultat i përvojës dhe punës shumëvjeçare në sektorin bankar. Ligjet në Maqedoni janë më rigoroze kur bëhet fjalë për këtë pjesë ose sistemin financiar në tërësi, veçanërisht do ta veçoja sistemin bankar. Gjithashtu, duhet të them se jo vetëm rregullativat ligjore, por edhe aktet nënligjore të përcaktuara nga Banka Popullore, si dhe procedurat e brendshme që kanë bankat janë shumë rigoroze”, theksoi ministrja.

Ajo potencoi se sistemi bankar është stabil dhe se situata me Bankën “Allta” ka ndikim pothuajse të parëndësishëm në të gjithë sektorin bankar, por se shqetësimet e klientëve janë legjitime.

“Nëse ju jeni klient i Bankës në fjalë, është krejtësisht e natyrshme të jeni të shqetësuar, qoftë për shkak se nuk e keni marrë pagën, qoftë për shkak se keni mjete financiare të depozituara në Bankë. Në këto rrethana, kur administrata e Bankës Popullore vendos masa të caktuara kufizuese është plotësisht legjitime që qytetarët të shprehin shqetësimin e tyre. Por duhet të kemi besim në sistem, t’i besojmë sistemit dhe institucionit kompetent që tashmë po vepron atje, si dhe të besojmë se situata do të jetë nën kontroll. Aq më tepër që kjo nuk është rezultat i problemeve që ka pasur banka në Maqedoni, por është rezultat i asaj që po ndodh në kompaninë amë, do të thosha, që është pronare e bankës në Maqedoni, e kjo është banka në Serbi. Problemet fillojnë prej andej, kështu që banka në Maqedoni gjendet në një situatë ku mbetet pa pronar, përkatësisht ndryshojnë rrethanat atje dhe pikërisht këtu lindin problemet”, sqaroi ministrja.

Ajo bëri thirrje që ta lëmë institucionin kompetent – Bankën Popullore – t’i zbatojë aktivitetet në përputhje me aktet nënligjore dhe ta ndjekim zhvillimin e situatës.

Sipas ministres është e rëndësishme që kemi Fondin për Sigurimin e Depozitave, përmes të cilit, në fund të fundit, nëse paraqitet nevoja, do të kompensohen deponuesit në bankë. Me këtë rast, ajo shprehu bindjen se nuk do të duhej të vinte deri te një situatë e tillë.

Në intervistë, ajo iu referua Propozimit të buxhetit për vitin 2027, i cili, siç theksoi, para së gjithash është paraparë t’i përmbushë detyrimet ligjore dhe njëkohësisht ta ruajë komponentin zhvillimor. Gjithashtu, ajo deklaroi se të punësuarit në të gjitha institucionet do të marrin paga më të larta si rezultat i rritjes së pagës minimale, ndërsa në disa sektorë edhe në bazë të marrëveshjeve kolektive të nënshkruara.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Koalicioni qeverisës i fokusuar te zgjidhjet dhe projektet, jo te zgjedhjet
Next Article Alta Banka nis pagesat në para të gatshme për klientët pa kartela, kufiri është 20 mijë denarë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?