Shkup, 10 korrik – Kryetari i Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, në konferencën e sotme për shtyp i ka kritikuar politikat e Bashkimit Evropian dhe të anëtarëve të saj, duke vlerësuar se Maqedonia po përballet me një formë të re të presionit – shpirtëror dhe kombëtar, duke porositur se identiteti maqedonas nuk është obhekt që mund të negociohet.
“Besoj se dita e djeshme, pikërisht ashtu siç ishte, e vështirë dhe e padrejtë, me një raport që duket si një presion, do të jetë edhe një ditë që do të na bashkojë. Jo rreth politikës, por rreth Maqedonisë. Ne e duam Maqedoninë në Bashkimin Evropian. Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë pikërisht për këtë angazhohet. Por nuk duam një Maqedoni pa maqedonas. Nuk duam anëtarësim që do ta paguajmë me mohimin e ekzistencës sonë”, tha ai, duke iu referuar Raportit për vendin që u miratua në Parlamentin Evropian dje, ndërsa në të cilin nuk u përfshi formulimi “identiteti maqedonas dhe gjuha”.
Dimitrievski e akuzoi Bullgarinë për një politikë të agresionit kulturor dhe falsifikimit historik, ndërsa Bashkimin Evropian për tolerancë drejt revanshizmit.
“Nëse BE-ja lejon që një nga anëtarët e saj, siç është Bullgaria, ta kthejë procesin e negociatave në një mjet për revanshizëm historik, atëherë ajo lejon një union ku të dobëtit janë viktima, ndërsa të fortët e ndryshojnë identitetin e fqinjëve”, tha ai, duke shtuar se “nuk duan vetëm që ne të pajtohemi me ta, por insistojnë që të heqim dorë nga vetvetja”.
Ai e kritikoi ashpër qeverinë e mëparshme të Maqedonisë, duke i akuzuar ata për tradhti të interesave kombëtare. Sipas tij, pikërisht nga Shkupi ka filluar politika e tërheqjes, përmes deklaratave të Stevo Pendarovskit, nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës nga Zoran Zaev dhe marrëveshjevet pa konsultim me popullin nga ana e Dimitar Kovaçevskit.
