By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrov: Nëse ka vullnet të mirë mund të gjejmë gjuhë të përbashkët me historianët nga Maqedonia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrov: Nëse ka vullnet të mirë mund të gjejmë gjuhë të përbashkët me historianët nga Maqedonia
Maqedoni

Dimitrov: Nëse ka vullnet të mirë mund të gjejmë gjuhë të përbashkët me historianët nga Maqedonia

admin
Last updated: 25/10/2024 14:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 tetor – Kryetari i ekipit bullgar dhe bashkëkryetar i Komisionit për Çështje Historike dhe Arsimore, Angel Dimitrov, në një deklaratë për mediat maqedonase, informoi sot se ai dhe kolegët e tij historianë nga Maqedonia kanë biseduar për përfaqësimin e Kryedioqezës së Ohrit nga shekulli i 11-të, por që nuk filluan bisedime më specifike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, bisedimet e asaj periudhe kanë qenë duke vazhduar për një kohë të gjatë me ish anëtarët e ekipit maqedonas të Komisionit.

“Duke pasur parasysh se kolegët tanë kanë nevojë për të hyrë në atë problem, vendosëm ta lëmë për takimin e radhës, i cili duhet të mbahet në Sofje. Ende nuk kemi një datë të saktë se kur do të ndodhë”, tha Dimitrov pas mbledhjes së dytë të sotme të Komisionit të përzier maqedono-bullgar.

Historiani bullgar po ashtu tha se nuk kanë diskutuar për temat që kanë të bëjnë me tekstet e historisë për klasën e shtatë në Maqedoni, por se kanë filluar shqyrtimin e protokolleve të takimeve të mëparshme dhe me këtë do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme.

I pyetur nëse bisedimet do të vazhdojnë aty ku i kanë ndërprerë me anëtarët e mëparshëm, Dimitrov tha se asgjë nuk mund të fillojë nga e para

“Asgjë nuk mund të fillojë nga e para. Është bërë shumë punë dhe duhet të respektojmë punën e Komisionit”, shtoi Dimitrov, duke theksuar se “mund të gjendet një gjuhë e përbashkët me përbërjen e re të historianëve maqedonas nëse ka vullnet të mirë”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article NATO rikujton që për anëtarësimin e Kosovës brenda saj duhet konsensusi i 32 vendeve aleatë
Next Article Maqedonci në Turqi: Prodhuesit turq kanë qenë dhe do të jenë ndër adresat shtetërore më të shpeshta për blerje të armatimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?