By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni është stabil
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni është stabil
Maqedoni

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni është stabil

admin
Last updated: 28/11/2026 13:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor, Argument – Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në kushte kur ekziston një krizë e madhe gjeopolitike, me disa luftëra të mëdha dhe turbulenca në tregun e energjisë, do të ishte luks që shteti për gjashtë muaj të mbetet me institucione jofunksionale, gjë që do të ndodhte nëse do të shpalleshin zgjedhjet.

“Prioriteti më i lartë është që shteti të mos hyjë në zgjedhje, në të cilat zgjedhjet do të mbaheshin dhe organizoheshin vetëm sa për t’u mbajtur. Nuk janë të nevojshme, të jemi realistë, të gjithë ne që kemi pak më shumë përvojë politike, as pushtetit dhe as opozitës nuk u përshtaten zgjedhjet e parakohshme, por u përshtaten ekskluzivisht zgjedhjet e rregullta, si në kampin politik maqedonas, ashtu edhe në atë shqiptar”, tha Imer Selmani.

Ish-deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe funksionari i lartë partiak, Ilija Dimovski, thotë se koalicioni aktual qeveritar është mjaft stabil. Për këtë arsye, thotë ai, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Debatin që e kemi pasur gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit, nëse do të ketë zgjedhje në pranverë apo nuk do të ketë, duhet ta përfundojmë. Të konstatojmë se mesazhet janë të qarta, si nga VLEN ashtu edhe nga VMRO-DPMNE, se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme pranverën e ardhshme dhe se shteti, për herë të parë pas një kohe të gjatë, do të shkojë në zgjedhje të rregullta në vitin 2028. Se si do ta shfrytëzojë këtë opozita, pjesa maqedonase, do ta shohim”, tha Ilija Dimovski.

Por shtrohet edhe pyetja nëse në Maqedoni ekziston një opozitë funksionale, e cila vazhdimisht do ta ushtronte presionin ndaj pushtetit për përmbushjen dhe realizimin e premtimeve të dhëna para zgjedhjeve. Por edhe nëse Venko Filipçe është njeriu i duhur për ta rikthyer fuqinë politike dhe trupin votues të LSDM-së.

“Përgjigjja ime është absolutisht jo. Absolutisht jo. Do ta them përsëri, ky nuk është mendimi im, kjo është e dukshme, po e përsëris, pasi që e kemi temën në tryezë, ky është qëndrimi i opinionit publik. Nuk mendoj se tema e konsolidimit është definuar siç duhet, sepse konsolidimi nënkupton se duhet të keni një bazë të shëndoshë mbi të cilën mund të rriteni. Mendoj se duhet një rishikim i plotë i gjërave dhe fillim nga e para”, tha Jovan Despotovski

Të ftuarit në emisionin debatues po ashtu thanë se çdo qeverie i nevojitet një opozitë e fortë, gjë që për momentin nuk është rasti në Maqedoni, të paktën në kampin politik maqedonas.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dr. Florin Deari shpjegon gjithçka që duhet të dini për shëndetin e rrugëve urinare
Next Article Në prag të festës së Alfabetit shqip, do të mbahen aktivitete të ndryshme kulturore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?