By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Disa nga klubet më të njohura të natës në Ohër dhe Strugë këtë verë nuk do të jenë të hapura
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Disa nga klubet më të njohura të natës në Ohër dhe Strugë këtë verë nuk do të jenë të hapura
Maqedoni

Disa nga klubet më të njohura të natës në Ohër dhe Strugë këtë verë nuk do të jenë të hapura

admin
Last updated: 25/05/2025 16:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ohër, 25 maj – Disa klube nate në Ohër dhe Strugë këtë sezon turistik nuk do të punojnë, përfshirë edhe disa që në verat e kaluara ishin ndër më të njohurat dhe mbusheshin me mijëra të rinj nga e gjithë Maqedonia e Veriut dhe më gjerë. Kjo ndodhi pas konstatimit të mangësive në punën e tyre, dhe pasi inspektorët ua kërkuan eliminimin e tyre, për shkak se nuk iu leverdiste t’i zbatojnë, u tërhoqën nga veprimtaria, thonë nga Inspektorati Shtetëror për Mbrojtje dhe Shpëtim. Ata shtojnë se ndër vite nuk e kanë zbatuar ligjin për mbrojtje dhe shpëtim në mënyrë konsekuente. Në vend të materialeve rezistente ndaj zjarrit, objektet ishin të mbuluara me materiale lehtësisht të djegshme. Disa prej klubeve kanë marrë afat për t’u përshtatur me rregulloret. Ndërkohë, të gjitha koncertet e planifikuara janë anuluar.

“Nga aspekti i mjedisit jetësor në Komunën e Ohrit, me qëllim që të ulet zhurma nga objektet përreth, i detyrojnë pronarët të vendosin sfungjerë dhe të bëjnë izolim – nga aspekti im kjo është e papranueshme sepse sfungjeri digjet shumë shpejt. Dhe tani jam vënë në situatë që ata e kanë veshur objektin me sfungjer, ndërsa unë i detyroj të vendosin sërish material rezistent ndaj zjarrit. Disa objekte kanë izolim cilësor sepse janë ndërtuar në ndërtesa banimi cilësore, ndërsa disa që janë improvizuar dhe janë shndërruar nga depo në disko, nuk kanë izolim të tillë, prandaj u kemi dhënë udhëzime”, tha Sasho Todoroski, Inspektor për mbrojtje dhe shpëtim.

Janë konstatuar parregullsi edhe në objektet e tjera gastronomike, ndërsa disa prej tyre janë mbyllur përkohësisht. Për vite me radhë pronarët nuk kanë treguar kujdes të mjaftueshëm për detyrimet ligjore.

“Mund të thuhet se diku janë përgjegjës në mënyrë të përkryer, diku jo deri në fund, por pas këtyre kontrolleve tona është rritur ndërgjegjësimi për këtë çështje dhe mendoj se këtë verë do ta presim të përgatitur me të gjitha masat kundër zjarrit në të gjitha objektet gastronomike. Më së shpeshti mungon sistemi për zbulim dhe alarmim automatik të zjarreve, diku dyert nuk hapen nga brenda për jashtë, por nga jashtë për brenda, diku mungon rrufepritësi. Rrjeti i hidrantëve është funksional, por diku ka mangësi – mungon një zorrë, apo mungon kjo apo ajo”, shtoi ai.

Ndaj 6 objekteve gastronomike janë shqiptuar gjoba, ndërsa të tjerëve u janë dhënë masa që duhet t’i zbatojnë brenda 30 ditëve. Në qendrën tregtare “Amam”, për vite me radhë nga pronarët e dyqaneve janë uzurpuar tërësisht hapësira të caktuara, ndërsa nga frika e vjedhjeve kanë mbyllur daljet anësore me hekura.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kultivuesit e duhanit janë të pakënaqur me çmimin blerës
Next Article Dyshime për bombë në Prishtinë: Policia rrethon vendim e ngjarjes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?