By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Distancohemi nga dështimi i investimit për prodhimin e makinave elektrike, reagon Zona Zhvillimore Teknologjike e Tetovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Distancohemi nga dështimi i investimit për prodhimin e makinave elektrike, reagon Zona Zhvillimore Teknologjike e Tetovës
Maqedoni

Distancohemi nga dështimi i investimit për prodhimin e makinave elektrike, reagon Zona Zhvillimore Teknologjike e Tetovës

admin
Last updated: 15/03/2024 14:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 mars – Zona Zhvillimore Teknologjike e Tetovës (TIDZ) përmes një reagimi theksoi se distancohet në çdo formë dhe mënyrë nga dështimi i investimit në fabrikën për prodhimin e veturave elektrike në këtë zonë.

“Tashmë kur të gjitha informacionet janë publike në lidhje me kërkesën e paraqitur dhe të dorëzuar për falimentimin e kompanisë “E-Go” në Gjermani, njoftojmë opinionin publik se mosrealizimi i këtij projekti dhe adresa e këtij dështimi është te kompania “E-Go” dhe pronarët e saj”, thuhet në reagimin e TIDZ, përcjell INA.

Po ashtu më tej thuhet se kanë mirëkuptim për fushatën parazgjedhore dhe nevojën për përfitime politike ditore nga të gjitha palët, megjithatë duhet patur kujdes se çdo tentim për njollosjen e kësaj zone paraqet baltosje të punëdhënësit më të madh në Rajonin e Pollogut dhe më gjerë si dhe baltosja e 2.500 të punësuarve dhe familjeve të tyre që sigurojnë ekzistencën dhe mirëqenien e tyre në Zonën Ekonomike të Tetovës.

“Kjo nuk është në dobi të askujt.
Shprehim keqardhje për mosrealizimin e këtj projekti. Çdo mesazh i gabuar e tendencioz krijon pasoja negative për investitorët potencial dhe mbi të gjitha për investitorët ekzistues”, thekson Zona Zhvillimore Teknologjike e Tetovës.

Projekti për makinat elektrike e.GO ishte promovuar me pompozitet dhe bëhej fjalë për kompaninë e familjes së Lazim Destani e cila kishte planifikuar që të ndërtoj fabrikën për prodhimin e këtyre makinave.

Por, këto ditë ishte prishur kontrata, pasi që kompania investitore (Next.e.Go Mobile), që ishte promotore dhe duhej të realizonte projektin është në një fazë të falimentimit në Gjermani, përcjell INA.

“Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit në dispozicion të publikut për kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë “nënë” në Gjermani.

Kompania e.GO është dashur të ndërtojë një fabrikë për vetura elektrike në zonën teknologjiko-industriale në Tetovë, një investim që kap shumën 130 milionë euro.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Një grup shkencëtarësh nga Australia vijnë me ‘me disa detaje të reja‘ – ja pse Covid-19 mund të ketë rrjedhur nga një laborator
Next Article Taravari: Kushtetuta është gjenerator i krizave në Maqedoni, duhet të mendojmë për Kushtetutë të re

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?