By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Distria Krasniqi në fokusin e IJF për sukseset e saj në Tokio dhe Paris
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Distria Krasniqi në fokusin e IJF për sukseset e saj në Tokio dhe Paris
Sport

Distria Krasniqi në fokusin e IJF për sukseset e saj në Tokio dhe Paris

admin
Last updated: 02/08/2024 15:01
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Në ditën e dytë të Lojërave Olimpike Paris 2024, kampionia olimpike e Tokios në -48 kg, Distria Krasniqi (KOS) u ngjit në tatami me -52 kg dhe shkoi deri në finale për tu stolisur me medaljen e argjendtë.

Sajti zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) ka publikuar një rrëfim për xhudisten kosovare, Distria Krasniqi, ku fillimisht shkruhej: “Jo shumë xhudistë kanë fituar dy medalje olimpike. Edhe më pak e kanë bërë këtë në dy kategori të ndryshme. Distria tani është në mesin e tyre”.

Distria në Paris e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në Tokio 2020 kishte fituar të artën në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Superitstja kulmore ka folur për rëndësinë e medaljes, duke e cilësuar si një të arritur të madh.

“Isha e dëshpëruar vetëm për pak minuta me të argjendtën. Por pasi fola me trajnerin Kuka, isha në rregull. Dy kategori, dy finale. Jam e lumtur me rezultatin dhe jam krenare me veten”, deklaroi fillimisht Distria për IJF.

Ajo ka folur edhe për ndjenjën e veçantë pas fitimit të medaljes. Këtë ndjenjë po e përjeton për herë të dytë.

“Kam folur me shumë sportiste për ndjenjën pas fitimit të medaljes. Pas Tokios ishte më e theksuar pasi isha shumë e fokusuar dhe të nesërmen u largua e gjitha. Nuk kishte më asgjë për të menduar. Po e ndiej sërish këtu, një lloj boshllëku, por nuk është aq i madh këtë herë. E di që do të jetë në rregull, kam qenë më herët në këtë situatë. Është realitet i çuditshëm për ne kur e shpenzojmë gjithë energjinë për të arritur në këtë pikë, ia dolëm apo jo, kështu që shpesh nuk ka asgjë para ndeshjes, nevoja për fokus zhduket. Do ta menaxhoj këtë ndjenjë më mirë këtë herë dhe pas disa javësh do të kalohet. Do ta shijoj këtë rezultat”, ka treguar Distria për gjendjen emocionale të saj pas garës në Paris.

Ajo ka konfirmuar se do të vazhdojë me stërvitje, duke mos menduar për Lojërat e ardhshme Olimpike që janë ende larg. Ka paralajmëruar pjesëmarrjen e tretë në Olimpiadë megjithatë, nëse gjërat shkojnë mirë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Përfundimisht nuk jam gati për t’u ndalur. Ciklin e ardhshëm do ta marr më me qetësi, ndonëse e kam thënë këtë pas Tokios po ashtu, por nuk ndodhi kështu. Trajneri Kuka gjithashtu më tha që të mos mendoj për lojërat e ardhshme, të pushoj, të marr kohën e duhur dhe të rikuperohem”.

Distria ka treguar se ishte shumë e fokusuar në gjysmëfinale dhe se finalja i erdhi shumë shpejt. Në finale e ka pritur Uta Aben.

“Isha shumë e lumtur për fitoren në gjysmëfinale dhe nuk jam rifokusuar për Diyoran. Po ashtu kam punuar shumë për t’u përballur me japonezen në finale. Kemi punuar për të analizuar secilën, sidomos Utan. Kisha kundërshtare tjetër prej asaj që e kam pritur dhe vetëm pak kohë për të bërë ndryshimin. Gjithsesi Diyora ishte e fokusuar ndaj të gjithave dhe ishte e shkëlqyer. Ajo e meritoi të artën”, ka vlerësuar Krasniqi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Distria ka folur për rëndësinë e medaljes dhe për kontributin e xhudos për vendin.

“Si ekip, jo vetëm një medalje apo rezultat, ne jemi të rëndësishëm për vendin. Medalja e dytë në Lojëra Olimpike më sjell shumë respekt po ashtu. Medalja e Majlindës ishte më e madhja për ne, ishte medalje që ndryshoi jetët. E imja dhe e Norës kanë kontribuar në të gjitha sportet në Kosovë. Sportet e tjera tani kanë investime më të mëdha pasi ne jemi bërë ambasadorë të vendit. E kemi treguar se përmes sportit mund të dalim mbi të gjitha problemet që kemi pasur së fundmi”, përfundoi sportistja kulmore Distria Krasniqi.

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Berlini po ofron një atraksion të ri – një luhatëse 120 metra mbi tokë me një pamje panoramike
Next Article Siljanovska-Davkova: Beteja për të rinjtë, për më të mirët dhe më të talentuarit është beteja për Republikën e katërt të Maqedonisë së Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?