By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dita Botërore e Rojave Mjedisore, Rama: Natyra bëhet edhe më e bukur kur pjesë e përkujdesjes për të janë gratë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dita Botërore e Rojave Mjedisore, Rama: Natyra bëhet edhe më e bukur kur pjesë e përkujdesjes për të janë gratë
Shqipëri

Dita Botërore e Rojave Mjedisore, Rama: Natyra bëhet edhe më e bukur kur pjesë e përkujdesjes për të janë gratë

admin
Last updated: 31/07/2025 09:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në Ditën Botërore të Rojave Mjedisore vlerësohet përkushtimi dhe angazhimi i të gjithë rojeve mjedisore, pjesë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të cilët çdo ditë ia dedikojnë natyrës dhe mbrojtjes së saj.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet e Genta Blini, rojë mjedisore në Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë si dhe Irma Sterkaj, rojë mjedisore në rezervatin natyror të menaxhuar “Liqeni i Shkodrës”.

“Mesazhet kuptimplota të Gentës dhe Irmës nga zonat tona të mbrojtura, si simbol se natyra bëhet edhe më e bukur kur pjesë e përkujdesjes për të janë gratë, pa dyshim me kontributin e secilit prej nesh për ta ruajtur këtë pasuri të përbashkët”, shprehet Rama.

Genta Blini një zë i natyrës ne zemër të Thethit shprehet se të jesh rojë mjedisore “është një përgjegjësi e madhe një privilegj i rrallë”.

“Gjatë punës time të përditshme informoj turistët për shtigjet dhe monumentet natyrore. E veçanta e kësaj është që ata më tregojnë për eksperiencat e tyre nga këto shtigje dhe nga majat e Ballkanit. Ku natyra flet ne dëgjojmë dhe si roja të saj veprojmë për ta mbrojtur”, shprehet Genta si dhe i fton të gjitha vajzat dhe gratë të bëhen pjesë e stafit të Zonave të Mbrojtura.

Irma Sterkaj shprehet se kjo është një punë që e bën me shumë përkushtim duke kujtuar se “gjatë monitorimit të zonës shpesh kthehem në kujtimet e fëmijërisë ku vinim xhiro me biçikleta dhe prisnim perëndimin e diellit”.

Ajo uron të gjithë koleget e saj për këtë punë fisnike në mbrojtje dhe promovimit të pasurive natyrore të vendit tonë.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Konfirmohen rastet e para të “gjuhës së kaltër” në dy ferma në Kosovë, ndërmerren masa parandaluese
Next Article Andonovski: Studentët të aplikojnë për vauçer për blerje të pajisjeve elektronike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?