By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dita e parë e bisedimeve Izrael–Hamas përfundon “pozitivisht” në Egjipt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Dita e parë e bisedimeve Izrael–Hamas përfundon “pozitivisht” në Egjipt
Bota

Dita e parë e bisedimeve Izrael–Hamas përfundon “pozitivisht” në Egjipt

admin
Last updated: 07/10/2025 11:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dita e parë e bisedimeve jo të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Hamasit në Egjipt përfundoi me tone pozitive, mes shpresave për një marrëveshje të mundshme që do të zbatojë planin me 20 pika të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza, sipas “Reuters”.

Negociatorët do të kthehen sot për raundin e dytë të bisedimeve.

Takimi i mbajtur  në qytetin turistik të Sharm el-Sheikh u vlerësua si “pozitiv”, dhe u hartua një “rrugë” për mënyrën si do të vazhdojë raundi aktual i negociatave. Delegacioni i Hamasit theksoi se bombardimet e vazhdueshme izraelite në Gaza përbëjnë një pengesë për diskutimet mbi lirimin e pengjeve.

Delegacioni i Hamasit përfshinte zyrtarët Khalil al-Hayya dhe Zaher Jabarin , dy negociatorë që mbijetuan një atentat izraelit në Doha muajin e kaluar, ku mbetën të vrarë pesë persona.

Sipas mediave egjiptiane, dita e parë e bisedimeve trajtoi tre çështje kyçe; shkëmbimin e të burgosurve dhe pengjeve,  vendosjen e një armëpushimi  dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se presidenti Trump po nxit një shkëmbim të pengjesh dhe të burgosurish si hap fillestar për të krijuar “momentin” drejt zbatimit të planit të tij për paqe.

“Ekipet teknike po punojnë aktualisht për të siguruar kushtet e duhura për lirimin e pengjeve”, tha ajo.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shoqata e Gjyqtarëve të Maqedonisë: Vrasja e gjyqtarit nga Shqipëria është një sulm i rëndë ndaj pavarësisë së gjyqësorit
Next Article Mbi 27 mijë tekste mësimore të shpërndara këtë vit për nxënësit në diasporë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?