By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dita e tretë e protestës nga një pjesë e personelit mjekësor dhe shërbimit teknik nga Spitali klinik i Tetovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dita e tretë e protestës nga një pjesë e personelit mjekësor dhe shërbimit teknik nga Spitali klinik i Tetovës
Maqedoni

Dita e tretë e protestës nga një pjesë e personelit mjekësor dhe shërbimit teknik nga Spitali klinik i Tetovës

admin
Last updated: 03/06/2025 15:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 3 qershor – Për të tretën ditë me radhë personeli mjekësor dhe shërbimi teknik i Spitalit klinik të Tetovës mbajtën protestë publike pas revoltës për dy paga të papaguara dhe shkaku se nuk kanë qenë në gjendje të marrin kontrata të reja pune. Ata njëkohësisht po kërkojnë zgjidhje për punësim të përhershëm.

Në protestën e sotme, ata theksuan se do të duhet të gjejnë vende të reja pune nëse problemi nuk zgjidhet së shpejti.

Në pyetjen nëse ulja e numrit të atyre që protestuan është reduktuar për shkak të presionit, ata thanë se nuk e dinë.

“Është individuale, unë doja të vija dhe erdha. Nëse problemi ynë nuk dëgjohet, nuk di çfarë të them, mund të lëmë punën, të rrimë në shtëpi. Aq, dorëzohesh më. Durimi dhe këmbëngulja kanë një kufi. Unë personalisht do të dorëzohem”, tha Magdalena Vellkovska.

Ivona Nedellkovska gjithashtu potencoi se duhet të gjendet një zgjidhje urgjente për statusin e tyre, përndryshe duhet të kërkojnë punë tjetër.

“Të gjithë jemi të zëvendësueshëm, domethënë që askush nuk është i pazëvendësueshëm për fat të keq, ky ishte informacioni dhe sqarimi i drejtorit, ndërsa nëse ne jemi të zëvendësueshëm, domethënë mund të na thonë me kohë se jemi të zëvendësueshëm, largohuni, nuk do të fitoni asgjë, ndërsa jo kështu jeni të zëvendësueshëm, por qëndroni në punë. Unë jam larguar nga puna sepse jam njeri familjar. Nuk mundet familja ime të durojë të shkojë unë në punë pa para, jo vetëm unë, por dhe të gjithë kolegët e mi dhe mendoj se duhet të gjithë të ngritin zërin tani, ndërsa jo të dëgjojnë nga mbrapa”, tha Ivona Nedellkovska.

Përsëri në emër të udhëheqësisë së Spitalit klinik të Tetovës me gazetarët foli kryeinfermierja e Spitalit klinik, Lindita Zaimi. Ajo u tha kolegëve të saj të formojnë një grup pune, por njëkohësisht tha se problemi me kontratat nuk është vetëm në Spitalin klinik të Tetovës.

“Nuk është diçka që varet nga ne, kjo situatë nuk është vetëm në Tetovë, por është në të gjithë vendin. Presim zgjidhje të përhershme, ndërsa jo afatshkurte. Besoj se do të realizohet, do të vazhdojmë të ndjekim kërkesat deri tek ministria dhe sot, si dhe çdo ditë. Këto janë probleme të trashëguara nga më herët, shprehim gatishmërinë dhe vullnetin tonë për të zgjidhur problemin e tyre. Puna për konkursin dhe vendimet është në nivel më të lartë. Për çdo ditë presim vendime dhe konkurse, por nuk u realizuan. Tani po presim vendimin e ministrit të ri”, tha Lindita Zaimi.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Toshkovski: Prindërit e viktimave në Koçan kanë të drejtë të kërkojnë, ndërsa institucionet janë të detyruar të japin përgjigje
Next Article Zëvendëskryeministri Fetai njofton përfundimin e procesit të ndarjes së granteve nga Qeveria për shoqatat dhe fondacionet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?