By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet PDK-së, kandidon për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet PDK-së, kandidon për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit
Maqedoni

Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet PDK-së, kandidon për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit

admin
Last updated: 04/12/2024 11:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur në parti të birin e Jakup Krasniqit, Altinin, i cili do të jetë edhe kandidat për deputet në listën e PDK-së.

Krasniqi është shprehur i lumtur që PDK-së po i bashkohet një zë i ri, por që është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit.

Altin Krasniqi nuk është thjesht djali i një personaliteti të jashtëzakonshëm si Jakup Krasniqi, përkushtimi i të cilit për Kosovën mbeti i palëkundur si në luftë, ashtu edhe në paqe.

“Altini përfaqëson premtimin e një gjenerate të re, të gatshme për të çuar përpara vlerat tona të përbashkëta. Me energjinë, vizionin dhe përkushtimin e tij, Altini po i hyn politikës për të nderuar trashëgiminë e babait të tij dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një Kosove më të zhvilluar dhe më të mirë. Altin, mirë se erdhe në PDK. Me ty si deputet, Kosova mundet ma mirë!”, ka thënë kreu i PDK-së.

Ndërkaq, Altin Krasniqi është shprehur se duke qenë djali i një personaliteti si Jakup Krasniqi që ia kushtoi jetën e tij lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ka vendosur të marrë përgjegjësi për të punuar për të ardhmen e Kosovës.

“I frymëzuar nga trashëgimia e babit, kam vendosur edhe unë të bëj hapin tim dhe t’i bashkohem Partisë Demokratike të Kosovës si kandidat për deputet. Ka ardhur koha që gjenerata jonë të marrë përgjegjësi, që duke nderuar sakrificat e së kaluarës,  të punojmë shumë për ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë, pa dallim. Unë besoj se Kosova ka më shumë potencial sesa kaq dhe padyshim që mundet ma mirë. Unë jam Altin Krasniqi dhe jam gati të shërbej, ashtu siç ka bërë babai gjithmonë: me nder dhe përgjegjësi!”, ka thënë ai.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article MPB përfshihet në fushatën “Mendo dy herë”
Next Article Rovena Stefa: Do doja shumë të gjej dashurinë e jetës dhe të kem fëmijë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?