By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dogana me operacione të suksesshme ndaj kontrabandës në tri komuna – sekuestron mallra dhe automjete të pazhdoganuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dogana me operacione të suksesshme ndaj kontrabandës në tri komuna – sekuestron mallra dhe automjete të pazhdoganuara
Maqedoni

Dogana me operacione të suksesshme ndaj kontrabandës në tri komuna – sekuestron mallra dhe automjete të pazhdoganuara

admin
Last updated: 30/05/2024 16:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka realizuar me sukses disa operacione kontrolli gjatë kësaj jave të cilat kanë çuar në zbulimin e aktiviteteve të ndryshme të paligjshme në disa lokacione të ndryshme të vendit.

Rasti i parë ka qenë në Fushë Kosovë ku zyrtarët e Doganës së Kosovës, pas një pune operative intensive, kanë organizuar një kontroll në një subjekt në këtë komunë.

“Gjatë këtij kontrolli, është zbuluar një hapësirë për prodhimin/falsifikimin e mallrave dhe mallra pa prejardhje të qartë. Konkretisht, janë sekuestruar: 9,560 copë maica për të rritur me marka të ndryshme 4,300 copë etiketa letre me mbishkrimin e firmave të njohura dhe disa makina qepje”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar menjëherë Prokuroria. Pas intervistimit të palës së përfshirë, janë ngritur kallëzime penale për: Tregti të ndaluar, Prodhim të paautorizuar si dhe mashtrim të konsumatorëve

Rasti 2 ka ndodhur në Mitrovicë, ku njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontroll në një subjekt që merrej me shitjen e automjeteve të përdorura në Mitrovicë.

“Gjatë këtij kontrolli, janë identifikuar 37 automjete të ndryshme të pazhdoganuara, të cilat subjekti kishte për qëllim t’i përdorte për pjesë këmbimi. Automjetet janë dërguar për verifikim për të parë nëse janë të kërkuara, dhe pas përfundimit të kësaj procedure, rasti do të trajtohet më tej në koordinim me Prokurorinë”, thuhet më tej në njoftimin e Doganës.

E rasti i tretë ka ndodhur në Gjilan, ku zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontroll në një subjekt tjetër, pas pranimit të një informate përmes rrugëve operative.

“Gjatë këtij kontrolli, është zbuluar dhe sekuestruar mall pa dokumentacion, i cili dyshohet se është kontrabanduar në Kosovë. Malli i sekuestruar përfshin: 10 copë helmeta të ndryshme për motoçikleta – të reja, 16 copë goma të ndryshme për motoçikleta – të reja, 3 copë maska ballore për motoçikleta Yamaha Nmax – të përdorura. Ndaj palës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse”, ka njoftuar Dogana.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprimtarive të paligjshme dhe kontrabandës, duke siguruar integritetin dhe sigurinë e tregut tonë.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Inzaghi do të ketë më shumë ndikim në transferimet e Interit pas vazhdimit të kontratës
Next Article Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?