By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dokumentet e identifikimit, Tabaku: 150 mijë shqiptarë jashtë vendit po përjashtohen nga votimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dokumentet e identifikimit, Tabaku: 150 mijë shqiptarë jashtë vendit po përjashtohen nga votimi
Shqipëri

Dokumentet e identifikimit, Tabaku: 150 mijë shqiptarë jashtë vendit po përjashtohen nga votimi

admin
Last updated: 27/02/2025 16:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përsëriti kërkesën e Partisë Demokratike, për të lejuar të votojnë më 11 maj, të  gjithë shtetasit shqiptarë që janë jashtë vendit dhe disponojnë një mjet identifikimi, qoftë ai i vendit ku jetojnë.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Tabaku tha se, “vota e diasporës është e rëndësishme, por qeveria i trajton qytetarët shqiptarë të dorës së parë dhe të dytë që disa votojnë dhe disa të tjerë jo, duke i lënë jashtë votimit”.

“Sot një pjesë e madhe e emigrantëve kanë dëshirën të marrin pjesë në votime por kanë problemin e madh që janë pa dokumente. Janë shqiptarë që jetojnë atje dhe u takon të votojnë”, u shpreh Tabaku.

Ajo vuri në dukje, sipas saj, dy standardet që ka qeveria me 150 mijë shqiptarët të cilët po i përjashton nga procesi i votimit. “Janë 237 mijë regjistrime nga të cilat 191 mijë miratime dhe janë refuzuar 97 mijë persona nga të cilët 40 mijë janë unikë. Ky është dy standardi i qeverisë dhe kjo tregon se ju keni frikë nga vota e diasporës”, u shpreh ajo.

“Askush nuk ka ikur jashtë nga dëshira. Ata që kanë ikur me varka nuk kanë pasur mundësi të kenë dokumente shqiptare dhe mund të kenë hequr dorë nga dokumenti shqiptar se duhet të kalojnë një proces emigracioni atje. Qeveria gjermane kishte një procedurë që nuk lejohej dyshtetësia vite më parë dhe emigrantët kanë hequr dorë për të marrë pasaportën gjermane në Gjermani, teksa janë 500 mijë shqiptarë që janë larguar në Gjermani në vitet e fundit. Ky është realiteti i shqiptarëve”, u shpreh Tabaku.

Ajo evidentoi se diaspora shqiptare është investitori më i madh i huaj në Shqipëri dhe roli i saj është kontribut për vendin dhe apeloi që vota e tyre është e rëndësishme.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Hasani vizitë zyrtare në Ankara, takim me homologun Fidan: Avancim i shkëmbimeve tregtare
Next Article Brukseli përsërit thirrjen: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?