By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Doli nga shtypi libri universitar “E drejta trashëgimore”, një kontribut i rëndësishëm për literaturën juridike në gjuhën shqipe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Doli nga shtypi libri universitar “E drejta trashëgimore”, një kontribut i rëndësishëm për literaturën juridike në gjuhën shqipe
Maqedoni

Doli nga shtypi libri universitar “E drejta trashëgimore”, një kontribut i rëndësishëm për literaturën juridike në gjuhën shqipe

admin
Last updated: 23/05/2025 12:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Me kënaqësi ju njoftojmë se doli nga shtypi botimi universitar i shumëpritur në gjuhën shqipe, “E drejta trashëgimore”, rezultat i një pune pesëvjeçare të katër profesorëve të nderuar dhe të shquar në lëminë civile: Arta Mero, Kaltrina Zekolli Shaqiri, Dejan Mickoviq dhe Angell Ristov.

Ky libër përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në literaturën juridike, duke ofruar një trajtim sistematik, historik dhe bashkëkohor të institutit të trashëgimisë. Në fokus të tij janë analizat e thelluara të legjislacionit pozitiv të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfshirë propozimet për Kodin Civil, si dhe tradita shqiptare e së drejtës zakonore dhe aspektet e së drejtës së sheriatit.

Në veçanti, botimi sjell një analizë të zhvillimeve më të fundit në fushën e kontratave trashëgimore dhe testamentit elektronik, duke ndjekur një qasje krahasuese me sistemet juridike evropiane dhe ato anglo-saksone.

Libri ofron vlera të mëdha praktike, të shprehura përmes: shembujve real dhe hipotetik, modeleve të akteve juridike, rasteve gjyqësore të komentuara, ushtrimeve analitike për studentët. Kjo e bën atë një mjet të domosdoshëm studimi dhe praktikum për studentët e ciklit deridiplomik, master dhe doktoratë, si dhe një burim referimi për profesionistët dhe studiuesit e fushës.

Një risi e veçantë në këtë botim është përfshirja e përkthimit në gjuhën shqipe të Ligjit për Trashëgiminë të RM-së (1996), përgatitur nga prof. dr. Arta Mero në bashkëpunim me studentët e ciklit të dytë të drejtimit juridiko-civil të UEJL, gjatë vitit akademik 2018/2019.

Libri “E drejta trashëgimore” është tashmë në dispozicion për studentë, studiues dhe profesionistë që synojnë të kuptojnë në thellësi këtë fushë themelore të së drejtës civile dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të saj në kontekstin vendor dhe ndërkombëtar.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nobelistja Elizabeth Blackburn do ta vizitojë Universitetin e Tetovës
Next Article Mucunski: Mirëseardhje për përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kallas

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?