By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Dorasi erdhi para shtëpisë 20 minuta pasi u parkuam”: Rrëfimi i Bedri Matoshit, vëllait të viktimës së mbrëmshme në Hajvali
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Dorasi erdhi para shtëpisë 20 minuta pasi u parkuam”: Rrëfimi i Bedri Matoshit, vëllait të viktimës së mbrëmshme në Hajvali
Maqedoni

“Dorasi erdhi para shtëpisë 20 minuta pasi u parkuam”: Rrëfimi i Bedri Matoshit, vëllait të viktimës së mbrëmshme në Hajvali

admin
Last updated: 12/08/2025 18:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bedri Matoshi, vëllai i viktimës së mbrëmshme në Hajvali, M.Matoshit, në një deklaratë për median, ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja.

Ai thotë se ‘vrasja e vëllait të tij, ndodhi 20 minuta pasi ishin parkuar para oborrit të shtëpisë’.

Thotë se Policia e Kosovës, i ka pamjet nga kamerat e sigurisë.

“Në momentin e ngjarjes, kemi ardhë si zakonisht prej punës. Edhe, kemi lyp me bë kthim të udhëkryqi në fjalë, ku dorasi ka qenë i parkuar. Kemi kërkuar t’na lirojë rrugën, në mënyrë njerëzore”, rrëfen vëllai i viktimës për nacionale.

Ai thotë se dorasi, liroi rrugën pa ‘asnjë fjalë’.

“E ka liru rrugën, nuk kemi pasë asnjë fyerje apo ofendim mes vete. Ai ka vazhduar rrugën e vetë dhe ne jemi parkuar para oborrit tonë”, rrëfen Matoshi.

Ndërkohë, sipas tij, dorasi erdhi pas 20 minutash para shtëpisë së tyre, ku po pinin kafe në ‘terasën e shtëpisë’.

“Pas 20 minutave përafërsisht, na jemi kanë në terasë tuj pi kafe me familje, ka ardhë, u ndalë para dyerve, na ka thirrë, kena dalë edhe na u ka shprehë: nuk mundeni me ma ndalë rrugën ju.

E ka sjell kerrin deri në këtë pjesën këtu…

Tuj bisedu me të, e ka nxjerr revolen dha ka gjuajtë në drejtim të vëllait”, thotë ai.

Matoshi thotë se ‘shtëpia e tyre është nën vëzhgim të kamerave dhe se pamjet janë tani në Policinë e Kosovës’.

“Shpia është nën vëzhgim të kamerave, policia i ka marrë imazhet. Besoj që policia i ka tani të gjitha informatat e sakta”, thotë ai.

I pyetur nga Nacionale (gazetari Burim Pacolli), se a kishin probleme e fqinjin në fjalë më herët, ai thotë se ‘këtë fqinj as nuk e njihnin’.

“Realisht, na as nuk e njohim që e kemi fqinj. Se shkojmë në mëngjes në punë, kthehemi në mbrëmje, nuk kemi kohë t’i njohim as fqinjët.

Përndryshe, me fqinjët nuk kemi pasë kurrë asnjë telash, kurrëfarë raporti nuk kemi pasë kurrë, as nuk jemi njoftë si fqinj”, thotë ai.

You Might Also Like

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë

Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti

Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre

Bllokimi i ligjeve në Kuvend, kryeministri fajin e hedh tek opozita

Mickoski: Raportoni korrupsionin, kemi treguar dhe dëshmuar se jemi të aftë të bëjmë reforma

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vala e nxehtësisë në Evropë arrin rekorde: Temperaturat shkallëzojnë alarmin në Francë dhe rajone të tjera
Next Article IKSHPK: Këtë vit u regjistruan 19 raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë, një vdekje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?