By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: DPHM: Shkurti, muaj ekstrem shumë i nxehtë dhe i thatë në krahasim me vlerat shumëvjeçare mesatare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > DPHM: Shkurti, muaj ekstrem shumë i nxehtë dhe i thatë në krahasim me vlerat shumëvjeçare mesatare
Maqedoni

DPHM: Shkurti, muaj ekstrem shumë i nxehtë dhe i thatë në krahasim me vlerat shumëvjeçare mesatare

admin
Last updated: 05/03/2024 11:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 mars – Sipas matjeve dhe vëzhgimeve të stacioneve meteorologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, muaji shkurt i këtij viti karakterizohet si muaj ekstrem deri shumë i nxehtë dhe i thatë në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare, njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Sipas DPHM, temperatura mujore ka lëvizur nga 2.4 gradë Celsius në Lazaropole deri në 9.7 në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të muajit të shkurtit, për një periudhë trevjeçare (1991-2020), ajo e këtij viti ishte 3,9 gradë mbi mesataren kombëtare.

“Temperatura më e lartë maksimale është matur më 6 shkurt në Gjevgjeli dhe ka qenë 22.9 gradë Celsius. Temperaturat maksimale të larta u regjistruan gjatë gjithë muajit, dhe një valë të nxehti depërtoi në të gjithë territorin e vendit pothuajse gjatë gjithë muajit. Temperaturat minimale nën zero janë shënuar në dy dekadat e para të muajit, më pas temperaturat minimale janë mbi zero. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit është matur në Berovë, më 1 shkurt dhe ka qenë -11.0 gradë”, thuhet në njoftimin e DPHM.

Në shkurt të këtij viti, sasia mujore e reshjeve në vend ishte nga 6,8 mm në Zajçev Rid të Shkupit deri në 33,5 mm në Kriva Pallankë. Reshjet ishin nga shiu dhe bora në male. Sasia maksimale e reshjeve ditore prej 27.3 mm është regjistruar në Kriva Pallankë më 12 të muajit. Më 11 shkurt në Kodrën e Diellit është matur mbulesa më e lartë e borës prej 37 cm.

Siç thuhet nga DPHM, krahasuar me vlerën mesatare të shkurtit për një periudhë shumëvjeçare (1991-2020), sasia mujore e matur e reshjeve ishte 30 mm ose 63 për qind nën mesataren në nivel shtetëror. 

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore pranë UT-së u bë përurimi i Laboratorit të farmacisë
Next Article Anija ruse goditet nga dronët ukrainas në Detin e Zi, ka viktima dhe të plagosur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?