By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > “Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti
Kosovë

“Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti

admin
Last updated: 05/11/2026 14:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 5 nëntor, argument.mk/ – Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, në shënimin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, ka kërkuar drejtësi për të dhe përgjegjësi institucionale për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tij, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka thënë se grupi parlamentar i Aleancës, me të gjitha kapacitetet institucionale, kërkon nga shteti dhe sistemi i drejtësisë që të japin përgjigje për rastin Dehari.

“Edhe grupi parlamentar i Aleancës, nga kjo foltore, në shënimin e 10-vjetorit të vrasjes së Astrit Deharit, pa asnjë dyshim, me krejt fuqinë institucionale kërkojmë nga shteti, nga sistemi i drejtësisë, drejtësi për Astritin. Sikurse që kërkojmë përgjegjësi të drejtpërdrejtë prej kësaj shumice, e cila po harron se për gjashtë vjet i ka fituar mbi 50 për qind dhe nuk ka arritur të na sjellë në Kuvend një evidencë të thjeshtë, e cila së paku do t’u mundësonte qytetarëve të Kosovës, familjes, neve dhe juve që e keni pasur koleg, të dimë se çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka kërkuar që rasti të mos politizohet, por të trajtohet përmes institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar llogaridhënie edhe nga personat që kanë qenë në pushtet gjatë këtyre gjashtë vjetëve.

“Pra, lëreni këtë punë, mos e politizoni, kërkoni përgjegjësi edhe ndaj personave që janë në pushtet tash e gjashtë vjet dhe nuk kanë bërë asgjë rreth kësaj teme. Pra, ne kërkojmë drejtësi si ju, por edhe përgjegjësi dhe llogaridhënie”, ka theksuar deputeti i Aleancës.

You Might Also Like

Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së

6 vjet në paraburgim, shteti e katërshja e UÇK-së me sytë tek Apeli

Çitaku priti ambasadorin britanik, diskutuan zhvillimet politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Gërvalla udhëton për në Budva, merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor

Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht – përsëritje e dështimeve të Qeverisë
Next Article Zemaj: Pacientët detyrohen t’i blejnë vetë barnat, miliona euro të buxhetit për shëndetësi nuk shpenzohen
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?