By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zemaj: Pacientët detyrohen t’i blejnë vetë barnat, miliona euro të buxhetit për shëndetësi nuk shpenzohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Zemaj: Pacientët detyrohen t’i blejnë vetë barnat, miliona euro të buxhetit për shëndetësi nuk shpenzohen
Kosovë

Zemaj: Pacientët detyrohen t’i blejnë vetë barnat, miliona euro të buxhetit për shëndetësi nuk shpenzohen

admin
Last updated: 05/11/2026 14:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 5 nëntor, argument.mk/ – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kritikuar menaxhimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, duke thënë se pavarësisht buxhetit prej 358 milionë eurosh në vitin 2025, qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesë të barnave dhe shërbimeve esenciale, raporton Ekonomia Online.

Duke iu referuar raportit të progresit të Komisionit Evropian, Zemaj ka thënë se një pjesë e mjeteve të ndara për shëndetësi nuk është shpenzuar, ndërsa pacientët detyrohen t’i blejnë vetë barnat dhe terapitë. Sipas tij, kjo gjendje dëshmon për probleme në menaxhimin dhe funksionimin e sistemit shëndetësor.

“Ka të bëjë me pasqyrën serioze të gjendjes në të cilën ndodhet shëndetësia në Kosovë sipas raportit të progresit. Raporti i progresit nuk paraqet thjesht disa vërejtje teknike, por evidenton problemet e thella në menaxhimin, planifikimin dhe funksionimin e sistemit tonë shëndetësor. Ky raport e rrëzon propagandën qeveritare për suksesin në shëndetësi dhe vendos përballë realitetit të spitaleve, pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë. Të nderuar kolegë, qytetarë, çfarë kemi sot? Kemi buxhet më të madh, por barna esenciale që vazhdojnë të mungojnë. Kemi planet e miratuara për programe që nuk zbatohen. Kemi premtime për digjitalizim, por sistem informativ shëndetësor të fragmentuar dhe jo funksional. Kemi institucione që flasin për reforma, por nuk arrijnë asnjëherë t’i zbatojnë ato. Komisioni Evropian konstatoi se në vitin 2025 buxheti për shëndetësi arriti në 358 milionë euro. Megjithatë, një pjesë e mjeteve nuk ka arritur të shpenzohet, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesë të barnave dhe shërbimeve esenciale. Kjo është pyetja që duhet t’i përgjigjet qeveria: si është e mundur që kemi miliona në dispozicion, ndërsa pacientët detyrohen t’i blejnë vetë barnat dhe terapitë? A është një pyetje paaftësia, keqmenaxhimi apo tenderët njëburimor? Unë besoj se është kjo e fundit”, tha Zemaj.

You Might Also Like

Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së

6 vjet në paraburgim, shteti e katërshja e UÇK-së me sytë tek Apeli

Çitaku priti ambasadorin britanik, diskutuan zhvillimet politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Gërvalla udhëton për në Budva, merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor

Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti
Next Article Konjufca pret homologun zviceran, pas takimit do të ketë konferencë për media
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?