By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda takim në Akademinë e Sigurisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda takim në Akademinë e Sigurisë
Shqipëri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda takim në Akademinë e Sigurisë

admin
Last updated: 12/01/2025 14:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë në takimin “Një kafe me miqtë” që u zhvillua në sallën e rektoratit në Akademinë e Sigurisë, organizuar nga Rektori, Prof. Ilirjan Mandro.

Në takim morën pjesë mbështetësit e Akademisë së Sigurisë, oficerët e kontaktit në ambasadat mike të akredituara në vendin tonë, bashkëpunëtorët nga shoqëria civile, Prokuroria dhe BKH-ja.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, gjatë fjalës së tij në këtë takim, vlerësoi punën e bërë në Akademi për rritjen profesionale dhe cilësore në drejtim të arsimimit dhe specializimit të strukturave të Policisë së Shtetit.

Proda: “Në luftën kundër së keqes, gjithsecili ka pjesën e tij, por kurrsesi kjo luftë nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunimi është shtylla ku duhet të mbështetemi, është domosdoshmëri të punojmë bashkë, jo vetëm për të goditur krimin, por edhe për të përgatitur brezat që do ta thellojnë më tej këtë luftë. Ndihma dhe bashkëpunimi, si në fushën e arsimit ashtu edhe në luftën kundër krimit, janë të prekshme. Ju ndihmoni dhe asistoni Policinë e Shtetit në fushën e arsimimit, hartimit të kurrikulave, zhvillimit të trajnimeve si dhe në njohjen e saj në vendet tuaja. Vlerësimet për arsimimin policor dhe për perfeksionimin e saj janë dhe do të jenë një investim afatgjatë e konkret. Ju falënderojmë për asistencën e dhënë dhe për akreditimin ndërkombëtar, certifikimin e programeve, kurrikulave dhe moduleve në kolegjin profesional të formimit policor.”

Ndërsa Rektori i Akademisë, në fjalën e tij, evidentoi rezultatet e vitit 2024, ku Akademia pati një hop cilësor në përputhje me vizionin dhe misionin e saj, si dhe objektivat e përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, për një sistem arsimor që fokusohet në formimin, trajnimin dhe specializimin e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe jo vetëm, por edhe të strukturave të tjera ligjzbatuese.

Mandro: “Ju falënderoj shumë për gjithë mbështetjen dhe suportin. Për 2025 do të themi ato që mund të bëjmë dhe do t’i bëjmë ato që themi bashkërisht.”

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vinte baste me celular, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë
Next Article Shtatë shtetas të huaj u ndaluan për keqpërdorim të qëndrimit të tyre turistik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?