By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Drejtoria e doganave: Bashkëpunimi me komunitetin e biznesit nënkupton vazhdimësi dhe përkushtim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Drejtoria e doganave: Bashkëpunimi me komunitetin e biznesit nënkupton vazhdimësi dhe përkushtim
Maqedoni

Drejtoria e doganave: Bashkëpunimi me komunitetin e biznesit nënkupton vazhdimësi dhe përkushtim

admin
Last updated: 18/02/2025 15:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 shkurt – Konsultimet e rregullta me komunitetin e biznesit janë kyçe për shkëmbimin e mendimeve të ndërsjella, me qëllim të aktiviteteve të suksesshme që i realizon Drejtoria e Doganave dhe arritjes së rezultateve më të mira, theksoi drejtori Nikollovski në takimin e sotëm me anëtarët e Trupit këshillëdhënës.

Pas riaktivizimit të Trupit Këshillëdhënës, në të cilin përveç Drejtorisë së Doganave përfshihen edhe Odat Ekonomike, asociacionet dhe shoqatat, sot u mbajt mbledhja e dytë, në të cilën të pranishmit miratuan Rregulloren e re të Punës, e cila ka për qëllim avancimin e koordinimit të ndërsjellë dhe qasjes sistematike ndaj çështjeve me interes të përbashkët lidhur me procedurat doganore.

Përfaqësuesve të komunitetit të biznesit iu prezantuan edhe aktivitetet kryesore të Strategjisë së miratuar për zhvillimin e Drejtorisë së Doganave dhe Planit të Veprimit për 2025 – 2027, përmes projekteve të shumta në kuadër të prioriteteve strategjike, të cilat mbështesin proceset reformuese që synojnë lehtësimin e tregtisë dhe menaxhimin e pikave kufitare.

Gjatë takimit, anëtarët e Trupit Këshilldhënës përshëndetën gjithashtu implementimin me sukses dhe vënien në punë të Sistemit të ri të transitit NCTS Faza 5, i cili është funksional plotësisht në përputhje me kërkesat e reja ligjore të Konventës për Procedurën e Përbashkët të Tranzitit.

Në fund të takimit, drejtori Nikollovski përshëndeti diskutimin e suksesshëm dhe konstruktiv, në të cilin të gjithë anëtarët e Trupit Këshillëdhënës konstatuan se bashkëpunimi në nivel operativ do të vazhdojë për të gjitha çështjet e hapura nga operatorët ekonomikë që kanë të bëjnë me punën doganore.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bad News Eagles prezantojnë trajnerin e ri
Next Article Kallëzim penal ndaj një punonjësi policie në SPB Manastir

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?